Tag Archives: zakone

7 zakone që dëmtojnë trurin tonë

Apr 16, 2016 | Posted by in Keshilla | 0

Truri është padyshim pjesa më e rëndësishme e trupit tonë, është ai që kontrollon shëndetin tonë fizik dhe mendor. Për këtë arsye duhet të jemi të kujdesshëm të mos e dëmtojmë atë. Truri është një organ aq delikat saqë edhe gjërat që bëjmë në të përditshmen tonë mund të kenë efekte negative për shëndetin e tij. Ja cilat janë zakonet e përditshme që e dëmtojnë atë: 1. Të mos bërit mëngjes Mëngjesi është një nga vaktet me të rëndësishëm të ditës pasi në mëngjes niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët dhe si pasojë nuk jemi energjik dhe prodhues në atë çka duhet të bëjmë gjatë ditës. Duke bere mëngjes në zgjojme metabolizmin tonë dhe furnizojmë trurin me oksigjen. 2. Të ngrënit me tepricë  Ky zakon përveçse na bën të shtojmë në peshë, të ndihemi të fryrë dhe ndikon në sigurinë tonë ndaj vetes, sjell ngurtësimin e arterieve të trurit gjë që redukton kapacitetin mendor. 3. Pirja e duhanit  Të gjithë e dimë tashmë që duhani është i dëmshëm për shëndetin. Një nga efektet dëmtues të duhanit është shkaktimin i tkurrjes shumëfishe të sipërfaqes së trurit. 4. Sheqeri  Ka plot studime shkencore që kanë vërejtur se sheqeri (i rafinuar)Read more …