Tag Archives: sallate

Kacamak ose polenta

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e I, Pjate e II | 0

    Kjo recete eshte shume e thjeshte, Hidh-e-Trazo perberesit. Per me teper eshte shume e shijshme, e mbushur me fibra dhe perberes te tjere ushqyes (zink, hekur, niacine, fosfor, magnez… ) dhe te mban te ngopur per kohe te gjate. 1. Perberesit 150 gr miell misri 600 ml uje Pak kripe (1 luge mesatare gjelle) Ereza sipas deshires. Zgjedhja ime (piper i kuq dhe i zi, hudher, timja, borzilok) Ca pika tabasco (sipas preferences mbi ushqimet pikante) 2. Pergatitja Vendosim ujin ne nje tenxhere dhe e ngrohim ne nxehtesi mesatare. Perpara se te filloje te zieje hedhim kripen dhe erezat dhe i trazojme. Shtojme miellin e misrit duke e hedhur ne sasi te vogel, sikurse pikat e shiut, dhe perziejme vazhdimisht qe perberja te marre nje forme te njetrajtshme dhe te evitojme kokrrizimin e saj. Pasi kemi mbaruar me hedhjen e miellit ne tenxhere ulim nxehtesine e sobes qe ushqimi te behet me i shijshem dhe vazhdojme gatimin duke mbuluar tenxheren me kapak. Perziejme here pas here pergjate 10-15 minutave. Kacamaku eshte gati per servirje. 3. Keshilla te pergjithshme dhe sygjerime mbi pjata te mundshme shoqeruese Kur tentova te bej kacamak per here te pare e haja cdo mengjes,Read more …

Sallata me karrota – me e thjeshta ne bote

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Sallate | 0

  Kjo vertete qe eshte sallata me e thjeshte qe mund te beni, vetem 1 perberes e gjysem dhe Whoala!, gati per tu shijuar. Perberesit: Karrota sipas deshires 1-2 luge kafeje balsamico pak piper te zi Pergatitja: Pasi te lani dhe qeroni karrotat, perdorni te njejtin qerues (karrotash, patatesh) per te perftuar nje forme qe lehteson procesin e pertypjes dhe ben qe karrotat te shijojne me shume. Sallaten e perftuar e “vishni” me balsamicon dhe piperin e zi. Keshilla dhe vlerat ushqyese: 1. Ne mungese te balsamicos mund te perdoni uthull dhe leng limoni. 2. Karrotat, ne saje te perberjes se larte ne vitamina dhe substanca te tjera te rendesishme ushqyese jane aleate te shikimit, te nje lekure me te bukur dhe me te re, te nje trupi me te predispozuar per te luftuar lloje te ndryshme semundjesh kanceroze, infeksionesh apo semundjesh qe prekin zemren, te nje detoksifikimi te organizmit… ka akoma me shume arsye pse karrota duhet perdorur, sidomos gjate kohes kur kjo perime eshte ne sezon. 3. E dini qe karrota ndihmon ne nxirjen me te shpejte te lekures, ne saje te permbajtjes se larte te beta-karotenit? 4. Balsamico permban magnez, potasium, hekur dhe kalcium, perberes jo vetemRead more …