Tag Archives: salce me perime

Tave me miell misri dhe perime

Apr 16, 2016 | Posted by in Pjate e II | 0

Perberesit: Per Polenten: Miell misri: 200 gr Uje:  600ml Per salcen: Karrota: 1 cope Qepe: 1 cope Hudher: 4 thelpinj Kerpdha: 100gr Selino: 50gr Kungull: gjysma e nje kungulli me madhesi mesatare Spec i kuq: gjysma e nje speci me madhesi mesatare Per zbukurim: Salce pikante domateje Patellxhan: 4 copeza te holla ne forme rrethore Domate te vogla: 1 cope Pergatitja: Vendosa te eksperimentoja pak kesaj radhe, por jo dhe aq pasi askush nuk ka shume nge te eksperimetoje pas nje dite te lodhshme. Ideja ishte te gatuaja nje ushqim te ngrohte dhe qe te mbush syrin e stomakun, dy tipare karakteristike qe cuditerisht trupi im i kerkon sapo fillon te ftohet koha. Pergatitja e salces: Prisni te gjithe perberesit perpara se te filloni ti gatuani. Qepet, hudhrat, kerpudhat dhe selinone i presim ne copeza me madhesi mesatare pasi dallohen me lehte dhe ngjajne me bukur kur bashkohen me pjesen tjeter te perberesve. Karrotat i presim ne 4-kendesha te holle e te stergjate me ane te qerueses se patateve. Edhe kungullin dhe specin i presim ne trajte shiritash te gjate e te holle. Ne nje tigan qe nuk ngjit, gatuajme pak uje dhe ereza te zgjedhura sipas deshires. Shtojme perimetRead more …