Tag Archives: pispili

Pispili me spinaq

Apr 23, 2016 | Posted by in Uncategorized | 0

  Teper e lehte per tu bere dhe shume e shijshme. Per me teper nuk rendon ne stomak.  Përbërësit: Miell misri 2 gota Spinaq 500 g Vaj ulliri Kripë Pergatitja: Pergatitja nis me lyerjen e tavës me vaj ulliri dhe pastaj me dorë duke bere lëvizje rrethore fillojmë shtojmë miellin e misrit në fundin e tavës. Mielli shtohet i thatë dhe mund ti hedhim pak kripë para se ta shtrojmë. Vazhdojmë kështu deri sa te krijohet një trashësi gati 7-8 mm me miell.  Sipër petës se miellit shtojmë spinaqin, të cilin pasi e lajmë dhe e grimë hollë e vrasim pak me duar me vaj e kripë që ti ulet volumi. E shtrojmë në gjithë sipërfaqen e tavës dhe sipër i hedhim përsëri miell deri sa të mbulohet spinaqi ( 7-8 mm) .  Në fund taves i hedhim një gotë ujë të nxehtë me ndihmën e një luge, në mënyrë të tillë që uji te hapet në çdo cep të tavës. E fusim në furrë të nxehtë në 250° dhe e pjekim për gati 30 minuta. Ju beftë mirë!   Autore: Lorena Jonuzaj