Tag Archives: perime

Byrek

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e I | 0

Epo te kesh mundesi te besh byrek vegan pa yndyre nga i cili mund te hash sa te te hahet pa shtuar asnje gram e te mos e mendosh te berit vegan… ti qofsh! 😀 1. Përbërësit: 3 pete te medha byreku 2 presh 3 qepë 5 thelpinj hudhre 100 gr lakër e kuqe Erëza sipas shijes. Zgjedhja ime (piper i zi, borzilok, cumin – lloj majdanozi, rigon) Pak kripë 2. Pergatitja: Mbushja: Ne nje tigan jo-ngjites hedhim pak uje dhe pak nga perzierja e erezave. Pasi e ngrohim pak perberjen e perftuar shtojme perimet e prera njera pas tjetres. Gatuajme perimet ne nxehtesi te ulet dhe me tigan me kapak te mbyllur pasi keshtu ruajme shijen dhe vlerat ushqyese te perberesve. Procedojme keshtu derisa perberja te zbutet dhe preshi te filloje te leshoje leng. Mbarojme procesin e gatimit te perimeve duke hedhur kripen dhe pjesen e mbetur te erezave. Lyejme fundin e taves me shume pak vaj (per gatime ne temperatura te larta, sygjerohet vaji i kokosit, pasi ruan vlerat e tij ushqyese edhe ne tempera teper te larta, ndryshe nga vajerat e tjere) me ndihmen e nje pecete kuzhine. Shtrojme peten e pare dhe mbi te gjysmen e Read more …

Kacamak ose polenta

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e I, Pjate e II | 0

    Kjo recete eshte shume e thjeshte, Hidh-e-Trazo perberesit. Per me teper eshte shume e shijshme, e mbushur me fibra dhe perberes te tjere ushqyes (zink, hekur, niacine, fosfor, magnez… ) dhe te mban te ngopur per kohe te gjate. 1. Perberesit 150 gr miell misri 600 ml uje Pak kripe (1 luge mesatare gjelle) Ereza sipas deshires. Zgjedhja ime (piper i kuq dhe i zi, hudher, timja, borzilok) Ca pika tabasco (sipas preferences mbi ushqimet pikante) 2. Pergatitja Vendosim ujin ne nje tenxhere dhe e ngrohim ne nxehtesi mesatare. Perpara se te filloje te zieje hedhim kripen dhe erezat dhe i trazojme. Shtojme miellin e misrit duke e hedhur ne sasi te vogel, sikurse pikat e shiut, dhe perziejme vazhdimisht qe perberja te marre nje forme te njetrajtshme dhe te evitojme kokrrizimin e saj. Pasi kemi mbaruar me hedhjen e miellit ne tenxhere ulim nxehtesine e sobes qe ushqimi te behet me i shijshem dhe vazhdojme gatimin duke mbuluar tenxheren me kapak. Perziejme here pas here pergjate 10-15 minutave. Kacamaku eshte gati per servirje. 3. Keshilla te pergjithshme dhe sygjerime mbi pjata te mundshme shoqeruese Kur tentova te bej kacamak per here te pare e haja cdo mengjes,Read more …