Tag Archives: miser

Pispili me spinaq

Apr 23, 2016 | Posted by in Uncategorized | 0

  Teper e lehte per tu bere dhe shume e shijshme. Per me teper nuk rendon ne stomak.  Përbërësit: Miell misri 2 gota Spinaq 500 g Vaj ulliri Kripë Pergatitja: Pergatitja nis me lyerjen e tavës me vaj ulliri dhe pastaj me dorë duke bere lëvizje rrethore fillojmë shtojmë miellin e misrit në fundin e tavës. Mielli shtohet i thatë dhe mund ti hedhim pak kripë para se ta shtrojmë. Vazhdojmë kështu deri sa te krijohet një trashësi gati 7-8 mm me miell.  Sipër petës se miellit shtojmë spinaqin, të cilin pasi e lajmë dhe e grimë hollë e vrasim pak me duar me vaj e kripë që ti ulet volumi. E shtrojmë në gjithë sipërfaqen e tavës dhe sipër i hedhim përsëri miell deri sa të mbulohet spinaqi ( 7-8 mm) .  Në fund taves i hedhim një gotë ujë të nxehtë me ndihmën e një luge, në mënyrë të tillë që uji te hapet në çdo cep të tavës. E fusim në furrë të nxehtë në 250° dhe e pjekim për gati 30 minuta. Ju beftë mirë!   Autore: Lorena Jonuzaj

Kacamak ose polenta

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e I, Pjate e II | 0

    Kjo recete eshte shume e thjeshte, Hidh-e-Trazo perberesit. Per me teper eshte shume e shijshme, e mbushur me fibra dhe perberes te tjere ushqyes (zink, hekur, niacine, fosfor, magnez… ) dhe te mban te ngopur per kohe te gjate. 1. Perberesit 150 gr miell misri 600 ml uje Pak kripe (1 luge mesatare gjelle) Ereza sipas deshires. Zgjedhja ime (piper i kuq dhe i zi, hudher, timja, borzilok) Ca pika tabasco (sipas preferences mbi ushqimet pikante) 2. Pergatitja Vendosim ujin ne nje tenxhere dhe e ngrohim ne nxehtesi mesatare. Perpara se te filloje te zieje hedhim kripen dhe erezat dhe i trazojme. Shtojme miellin e misrit duke e hedhur ne sasi te vogel, sikurse pikat e shiut, dhe perziejme vazhdimisht qe perberja te marre nje forme te njetrajtshme dhe te evitojme kokrrizimin e saj. Pasi kemi mbaruar me hedhjen e miellit ne tenxhere ulim nxehtesine e sobes qe ushqimi te behet me i shijshem dhe vazhdojme gatimin duke mbuluar tenxheren me kapak. Perziejme here pas here pergjate 10-15 minutave. Kacamaku eshte gati per servirje. 3. Keshilla te pergjithshme dhe sygjerime mbi pjata te mundshme shoqeruese Kur tentova te bej kacamak per here te pare e haja cdo mengjes,Read more …

Pice me baze misri

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e II | 0

    Darka ime sot konsistonte ne pice vegane me miell misri – Kacapice 😀 Recete e thjeshte, e pasur me vlera ushqyese dhe shume e varfer ne yndyre dhe mbetje kafshesh. Perberesit: Kacamak Salca ime e preferuar pa vaj “kap-e-hidh-e-perziej” Selino Cashew Baza ne kete rast eshte kacamaku te cilin e shtrojme ne forme pice. Mbi te rendisim perberesit e tjere dhe e pjekim picen per rreth 20 minuta ne temperaturen 180 grade.   Keshille: Jini te vemendshem mbi ushqimin qe fusni ne trupin tuaj! 😉