Tag Archives: kek veror

Kek me kos vegan dhe shalqi

Apr 16, 2016 | Posted by in Embelsire | 0

Shalqi, OK; Kos, OK… Hmmm, cfare mund te pergatis per dreke? Dicka freskuese, ngopese, me vlera dhe vegane sigurisht. Perberesit: 1/3 e nje shalqiri kos vegan 500 ml (natyral ose me shije te ndryshme, sipas deshires) 1 dardhe fruta te thata pak kanelle pluhur Pergatitja: Shalqirin e presim ne gjysem ne trajte rrethore. Zgjedhim njeren nga gjysmat dhe e presim serish ne trajte rrethore duke perftuar nje prerje me trashesi te konsiderueshme. Sigurisht qe trashesia varet nga uria qe keni dhe lartesia qe doni ti jepni “kekut”. Vijojme me tej duke prere nje pjese kubike nga shalqiri ose cilindrike, perseri kjo varet nga forma qe doni ti jepni kekut tuaj. (Aaa, qenka e veshtire te shpjeguarit e prerjes, gjithsesi besoj se e keni kuptuar qe nga fotoja se si duhet te procedoni 🙂 .) E vendosim copen e prere ne nje pjate pak te thelle dhe siper derdhim kosin vegan. Ne muret e prerjes ngjisim copa te prera dardhe (mund te shtoni dhe fruta te tjera sipas deshires.) Sperkasim perberjen e pergatitur me futa te thata, pluhurin e kanelles dhe mjalte. Gati! Ju befte mire! P.S: Ju nevojitet nje thike, nje pirun dhe nje luge 😀 per ta ngrene ngadaleRead more …