Brusketa me kerpudha
1. Perberesit (Per 6-8 persona): 600 gr kerpudha 1 qepe 3 thelpinj hudhre (ose hudher pluhur) 30 ml (2 luge gjelle) qumesht orizi piper i zi dhe i kuq timjan pak kripe 2 bageta borzilok i fresket 2. Përgatitja: Hapi i pare ne cdo ndermarrje timen ne kuzhine 😀 eshte prerja e perimeve. Madhesia gjithmone varet nga faktore te ndryshem; koha, sa e uritur jam, sa e predispozuar per te bere nje prezantim te bukur te pjates jam dhe nese gatuaj per vete apo edhe per te tjere. Ne kete rast, madhesia e perimeve duhet te jete e vogel-mesatare. Ngrohim soben ne nxehtesi mesatare dhe ne nje tigan te projektuar per te mos e lene ushqimin te ngjitet shtojme perimet e prera sebashku me masen e qumeshtit te orizit. Permbajtjen e krijuar e trazojme vazhdimisht per 5 minuta. Gradojme soben ne nxehtesi te ulet dhe mbulojme tiganin me kapak qe te ruajme shijen e perimeve. Kontrollojme perbajtjen here pas here per tu siguruar qe ajo te mos ngjitet ne tigan. Pas 10 minutash shtojme erezat dhe kripen. E perziejme per here te fundit permbajtjen dhe tani ajo eshte gati.…Read more …