Pjate e II

Supe me thjerreza, kaq thjeshte

Apr 20, 2016 | Posted by in Pjate e II | 0

  Thjerrezat jane plot vlera ushqyese. Te pasura ne fibra, folate, magnez, hekur, proteina, fosfor, vitamine B1, acid pantotenik, zink, potasium dhe vitamine B6. Ndihmojne per nje zemer me te shendetshme, jane rregullatore te sheqerit ne gjak, ndihmojne aparatin tretes. Me fjale te tjera jane nje ushqim teper i shendetshem. Perpara se te shpjegojme receten, duhet theksuar qe eshte e mira qe ti lini te pushojne ne uje per 3 ose me shume ore perpara se te gatuhen ne menyre qe te clirojne te gjithe enzimat te cilat shkaktojne gazra apo fryrje barku.   Perberesit: 500 gr thjerreza 2 qepe 2 karrota 4 thelpinj hudhra Uje Ereza (zgjedhja ime: safran indie, koper, majdanoz, piper i zi) 1 luge caji kripe (keshillohet kripe himalaja) Caj jeshil per gatim (opsional) Tabasco (opsional) – kur ta sherbeni   Procedura: Rreth 3 ose me shume ore para gatimit, lajme mire thjerrezat dhe i leme te pushojne ne nje ene. Shtojme uje te vaket aq sa te mbulohen. Pasi thjerrezat kane pushuar per me shume se 3 ore pergatisim perberesit e tjere (presim perimet sipas deshires – kubike te vegjel ose te medhenj.) Ne tenxheren per gatim hedhim ujin (rreth 700ml) dhe ne momentin e vlimitRead more …

Kacamak ose polenta

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e I, Pjate e II | 0

    Kjo recete eshte shume e thjeshte, Hidh-e-Trazo perberesit. Per me teper eshte shume e shijshme, e mbushur me fibra dhe perberes te tjere ushqyes (zink, hekur, niacine, fosfor, magnez… ) dhe te mban te ngopur per kohe te gjate. 1. Perberesit 150 gr miell misri 600 ml uje Pak kripe (1 luge mesatare gjelle) Ereza sipas deshires. Zgjedhja ime (piper i kuq dhe i zi, hudher, timja, borzilok) Ca pika tabasco (sipas preferences mbi ushqimet pikante) 2. Pergatitja Vendosim ujin ne nje tenxhere dhe e ngrohim ne nxehtesi mesatare. Perpara se te filloje te zieje hedhim kripen dhe erezat dhe i trazojme. Shtojme miellin e misrit duke e hedhur ne sasi te vogel, sikurse pikat e shiut, dhe perziejme vazhdimisht qe perberja te marre nje forme te njetrajtshme dhe te evitojme kokrrizimin e saj. Pasi kemi mbaruar me hedhjen e miellit ne tenxhere ulim nxehtesine e sobes qe ushqimi te behet me i shijshem dhe vazhdojme gatimin duke mbuluar tenxheren me kapak. Perziejme here pas here pergjate 10-15 minutave. Kacamaku eshte gati per servirje. 3. Keshilla te pergjithshme dhe sygjerime mbi pjata te mundshme shoqeruese Kur tentova te bej kacamak per here te pare e haja cdo mengjes,Read more …

Pice me baze misri

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e II | 0

    Darka ime sot konsistonte ne pice vegane me miell misri – Kacapice 😀 Recete e thjeshte, e pasur me vlera ushqyese dhe shume e varfer ne yndyre dhe mbetje kafshesh. Perberesit: Kacamak Salca ime e preferuar pa vaj “kap-e-hidh-e-perziej” Selino Cashew Baza ne kete rast eshte kacamaku te cilin e shtrojme ne forme pice. Mbi te rendisim perberesit e tjere dhe e pjekim picen per rreth 20 minuta ne temperaturen 180 grade.   Keshille: Jini te vemendshem mbi ushqimin qe fusni ne trupin tuaj! 😉

Patate te “skuqura” pa yndyre

Apr 16, 2016 | Posted by in Pjate e I, Pjate e II | 0

Patate “te skuqura” te shendetshme? Egzistojne valle? As une se kam fshehur dot cudine gjate kohes qe po ndiqja gatimin e ketij ushqimi ne nje video ne youtube pasi jemi rritur me idene qe ky ushqim eshte nje JO JO JO. Mirepo tani te gjitha pjeset e puzzle-it me kane kuptim dhe lidhen mjaft mire me njera tjetren. Problemi qe ne marrim kilograme lehtesisht, qe manifestojme semundje nga me te ndryshmet te cilat per fat te keq po perhapen cdo vit e me shume me shifra marramendese, nuk eshte sheqeri, por sheqeri i perpunuar i kombinuar me yndyren (e tepert, e ngopur apo pangopur qofte ajo.) Dhe fajin normalisht ua veme patateve, miellit, makaronave e me radhe pa marre pak kohe me shume per te vene re qe patatet ne i skuqim ne nje det me vaj, qe brumerat i ngopim me margarine e gjalpe, qe salcat me te cilat shoqerojme makaronat, orizin jane me kalorike e me yndyre, me raste shume me shume, se vete porcioni i makaronave apo orizit. Industria e ushqimeve te perpunuara ia ka dale shkelqyeshem deri tani qe me disa artikuj ne gazetat me prestigjoze te na servire ‘studime’ sipas te cilave duhet te reduktojmeRead more …

Tave me miell misri dhe perime

Apr 16, 2016 | Posted by in Pjate e II | 0

Perberesit: Per Polenten: Miell misri: 200 gr Uje:  600ml Per salcen: Karrota: 1 cope Qepe: 1 cope Hudher: 4 thelpinj Kerpdha: 100gr Selino: 50gr Kungull: gjysma e nje kungulli me madhesi mesatare Spec i kuq: gjysma e nje speci me madhesi mesatare Per zbukurim: Salce pikante domateje Patellxhan: 4 copeza te holla ne forme rrethore Domate te vogla: 1 cope Pergatitja: Vendosa te eksperimentoja pak kesaj radhe, por jo dhe aq pasi askush nuk ka shume nge te eksperimetoje pas nje dite te lodhshme. Ideja ishte te gatuaja nje ushqim te ngrohte dhe qe te mbush syrin e stomakun, dy tipare karakteristike qe cuditerisht trupi im i kerkon sapo fillon te ftohet koha. Pergatitja e salces: Prisni te gjithe perberesit perpara se te filloni ti gatuani. Qepet, hudhrat, kerpudhat dhe selinone i presim ne copeza me madhesi mesatare pasi dallohen me lehte dhe ngjajne me bukur kur bashkohen me pjesen tjeter te perberesve. Karrotat i presim ne 4-kendesha te holle e te stergjate me ane te qerueses se patateve. Edhe kungullin dhe specin i presim ne trajte shiritash te gjate e te holle. Ne nje tigan qe nuk ngjit, gatuajme pak uje dhe ereza te zgjedhura sipas deshires. Shtojme perimetRead more …