Antipaste

Byrek

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e I | 0

Epo te kesh mundesi te besh byrek vegan pa yndyre nga i cili mund te hash sa te te hahet pa shtuar asnje gram e te mos e mendosh te berit vegan… ti qofsh! 😀 1. Përbërësit: 3 pete te medha byreku 2 presh 3 qepë 5 thelpinj hudhre 100 gr lakër e kuqe Erëza sipas shijes. Zgjedhja ime (piper i zi, borzilok, cumin – lloj majdanozi, rigon) Pak kripë 2. Pergatitja: Mbushja: Ne nje tigan jo-ngjites hedhim pak uje dhe pak nga perzierja e erezave. Pasi e ngrohim pak perberjen e perftuar shtojme perimet e prera njera pas tjetres. Gatuajme perimet ne nxehtesi te ulet dhe me tigan me kapak te mbyllur pasi keshtu ruajme shijen dhe vlerat ushqyese te perberesve. Procedojme keshtu derisa perberja te zbutet dhe preshi te filloje te leshoje leng. Mbarojme procesin e gatimit te perimeve duke hedhur kripen dhe pjesen e mbetur te erezave. Lyejme fundin e taves me shume pak vaj (per gatime ne temperatura te larta, sygjerohet vaji i kokosit, pasi ruan vlerat e tij ushqyese edhe ne tempera teper te larta, ndryshe nga vajerat e tjere) me ndihmen e nje pecete kuzhine. Shtrojme peten e pare dhe mbi te gjysmen e Read more …

Brusketa me kerpudha

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste | 0

    1. Perberesit (Per 6-8 persona):    600 gr kerpudha    1 qepe    3 thelpinj hudhre (ose hudher pluhur)    30 ml (2 luge gjelle) qumesht orizi    piper i zi dhe i kuq    timjan    pak kripe    2 bageta    borzilok i fresket 2. Përgatitja: Hapi i pare ne cdo ndermarrje timen ne kuzhine 😀 eshte prerja e perimeve. Madhesia gjithmone varet nga faktore te ndryshem; koha, sa  e uritur jam, sa e predispozuar per te bere nje prezantim te bukur te pjates jam dhe nese gatuaj per vete apo edhe per te tjere. Ne kete rast, madhesia e perimeve duhet te jete e vogel-mesatare. Ngrohim soben ne nxehtesi mesatare dhe ne nje tigan te projektuar per te mos e lene ushqimin te ngjitet shtojme perimet e prera sebashku me masen e qumeshtit te orizit. Permbajtjen e krijuar e trazojme vazhdimisht per 5 minuta. Gradojme soben ne nxehtesi te ulet dhe mbulojme tiganin me kapak qe te ruajme shijen e perimeve. Kontrollojme perbajtjen here pas here per tu siguruar qe ajo te mos ngjitet ne tigan. Pas 10 minutash shtojme erezat dhe kripen. E perziejme per here te fundit permbajtjen dhe tani ajo eshte gati.Read more …

Kacamak ose polenta

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e I, Pjate e II | 0

    Kjo recete eshte shume e thjeshte, Hidh-e-Trazo perberesit. Per me teper eshte shume e shijshme, e mbushur me fibra dhe perberes te tjere ushqyes (zink, hekur, niacine, fosfor, magnez… ) dhe te mban te ngopur per kohe te gjate. 1. Perberesit 150 gr miell misri 600 ml uje Pak kripe (1 luge mesatare gjelle) Ereza sipas deshires. Zgjedhja ime (piper i kuq dhe i zi, hudher, timja, borzilok) Ca pika tabasco (sipas preferences mbi ushqimet pikante) 2. Pergatitja Vendosim ujin ne nje tenxhere dhe e ngrohim ne nxehtesi mesatare. Perpara se te filloje te zieje hedhim kripen dhe erezat dhe i trazojme. Shtojme miellin e misrit duke e hedhur ne sasi te vogel, sikurse pikat e shiut, dhe perziejme vazhdimisht qe perberja te marre nje forme te njetrajtshme dhe te evitojme kokrrizimin e saj. Pasi kemi mbaruar me hedhjen e miellit ne tenxhere ulim nxehtesine e sobes qe ushqimi te behet me i shijshem dhe vazhdojme gatimin duke mbuluar tenxheren me kapak. Perziejme here pas here pergjate 10-15 minutave. Kacamaku eshte gati per servirje. 3. Keshilla te pergjithshme dhe sygjerime mbi pjata te mundshme shoqeruese Kur tentova te bej kacamak per here te pare e haja cdo mengjes,Read more …

Pice me baze misri

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e II | 0

    Darka ime sot konsistonte ne pice vegane me miell misri – Kacapice 😀 Recete e thjeshte, e pasur me vlera ushqyese dhe shume e varfer ne yndyre dhe mbetje kafshesh. Perberesit: Kacamak Salca ime e preferuar pa vaj “kap-e-hidh-e-perziej” Selino Cashew Baza ne kete rast eshte kacamaku te cilin e shtrojme ne forme pice. Mbi te rendisim perberesit e tjere dhe e pjekim picen per rreth 20 minuta ne temperaturen 180 grade.   Keshille: Jini te vemendshem mbi ushqimin qe fusni ne trupin tuaj! 😉

Sallata me karrota – me e thjeshta ne bote

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Sallate | 0

  Kjo vertete qe eshte sallata me e thjeshte qe mund te beni, vetem 1 perberes e gjysem dhe Whoala!, gati per tu shijuar. Perberesit: Karrota sipas deshires 1-2 luge kafeje balsamico pak piper te zi Pergatitja: Pasi te lani dhe qeroni karrotat, perdorni te njejtin qerues (karrotash, patatesh) per te perftuar nje forme qe lehteson procesin e pertypjes dhe ben qe karrotat te shijojne me shume. Sallaten e perftuar e “vishni” me balsamicon dhe piperin e zi. Keshilla dhe vlerat ushqyese: 1. Ne mungese te balsamicos mund te perdoni uthull dhe leng limoni. 2. Karrotat, ne saje te perberjes se larte ne vitamina dhe substanca te tjera te rendesishme ushqyese jane aleate te shikimit, te nje lekure me te bukur dhe me te re, te nje trupi me te predispozuar per te luftuar lloje te ndryshme semundjesh kanceroze, infeksionesh apo semundjesh qe prekin zemren, te nje detoksifikimi te organizmit… ka akoma me shume arsye pse karrota duhet perdorur, sidomos gjate kohes kur kjo perime eshte ne sezon. 3. E dini qe karrota ndihmon ne nxirjen me te shpejte te lekures, ne saje te permbajtjes se larte te beta-karotenit? 4. Balsamico permban magnez, potasium, hekur dhe kalcium, perberes jo vetemRead more …