Author Archives: E.Kapcari

Rendesia e pertypjes ne peshen trupore

Apr 16, 2016 | Posted by in Keshilla | 0

1. Ushqimi eshte burim jete dhe si i tille duhet vleresuar. Merr kohe gjate vakteve dhe mundohu ta shijosh vertete cdo lloj perberesi qe gjendet ne ushqimin tend. 2. Procesi i shperberjes dhe tretjes se ushqimit fillon qe ne aparatin gojor. Enzimat qe ndihmojne kete proces gjenden ne goje dhe krijohen gjate pertypjes. Nese ne e kalojme ushqimin pa e pertypur sic duhet ose e marrim ne forme lengu te shtrydhur (smoothie) atehere stomakut do i duhet me teper kohe dhe mund per ta shperbere. 3. Sa me i shperbere te jete ushqimi aq me shume vlera ushqyese perthithen ne trup. 4. Nese ne e pertypim ushqimin ashtu sic duhet dhe hame ngadale do i japim kohe organizmit te kuptoje nese eshte i ngopur apo duhet akoma ushqim per te arritur nivelin e ngopjes. Mesatarisht trupi kerkon 20 minuta per te kuptuar nese sasia e marre e ushqimit eshte e mjaftueshme. 5. Gjate pertypjes ne harxhojme kalori, mesatarisht 11 Kcal/ore. Jo ndonje sasi e konsiderueshme por e rendesishme eshte qe muskujt qe marrin pjese ne pertypje te vihen ne pune. Ne kete pikepamje i bie qe pertypja te jete workout per muskujt e aparatit gojor 🙂 6. Vecanerisht ne rastetRead more …

Smoothie me frutat e veres

Apr 16, 2016 | Posted by in Uncategorized | 0

  Dite te kendshme!… Plot ngjyra💐energji💪dhe shije😋! Se shpejti do shkruaj pse nuk jam fanse 100% e lengjeve te shtrydhur te frutave. Leng i shtrydhur frutash: Molle Dardhe Banane Portokall Nektarine Raven

Humbje peshe: Ecje apo aktivitete fizike me intensitet te larte?

Apr 16, 2016 | Posted by in Keshilla | 0

1. Te Ecurit: …jo domosdoshmerisht nenkupton thjeshte zhvendosje nga nje pike ne piken e interesit. Nese do ju pyesnin se c’do te thote te ecesh sipas jush, cila do ishte pergjigja juaj? E imja do ishte dicka e tipit: ushqim per trupin, mendjen dhe shpirtin. Ja pse: Trupi 2.000 hapa jane te barazvlefshem me -100kcal, domethene nese bejme nje matematike te thjeshte, duke bere 10.000 (rreth 7.62 km) hapa ne dite mund te djegim lehtesisht nje vakt apo nje porcion goxha sy-mbushes :- ) akulloreje. Nje “ushtrim” fantastik per tonifikimin e kembeve, zones B 🙂 dhe barkut. Ndihmon ne qarkullim me te mire te gjakut, ne balancimin e presionit te gjakut dhe ne balancimin e sheqerit ne gjak (nje aktivitet vecanerisht i mire per te luftuar diabetin e tipit te 2-te.) Redukton rrezikun e zemundjeve te zemres, te kockave (i forcon kockat dhe rrit dendesine e tyre), kancerit te gjirit, artritit (nyjeve te gjymtyreve.) Ndihmon ne mire funksionimin e trurit dhe parandalimin e semundjeve mendore. Vecanerisht ne moshat me te vjetra, nese e ecura aplikohet rregullisht, forcon memorien. Jeni me fat mjaftueshem sa te perjetoni nje dite me diell sot? Urime, niveli i vitamines D qe do depozitohet ne trupinRead more …

Balsam Cudiberes – I bere vete

Apr 16, 2016 | Posted by in DIY, Keshilla, Lekure | 0

Pak histori: Si u njohem une dhe balsami, maredhenia jone gjithmone e komplikuar, ritakimi dhe ribashkimi. Ka premisa per nje fund te tipit: ” …dhe jetuan pergjithmone te lumtur?“ Nese mamit tim do i ankohesha per floket pa shkelqim, ndonje gervishtje ne lekure, thonj te dobet e qe thyhen lehte apo ankesa me trajte me adoleshenteske (sapo shperfytyrova nje fjale 😮 ) te tipit: sikur ti kisha qerpiket me te gjate, pse s’kam me shume floke e me me teper shkelqim, dua fytyre te paster – me cmenden keto pucrrat qe dalin pa plan, ajo teper e qete do pergjigjej: -“merr balsamin, e kam pergatitur, vetem ta perdoresh te mbetet.” Sigurisht, ndoshta shkaku i moshes apo i faktit qe gjithmone ne familje kam qene pak kokeforte dhe e llastuar (kam qene – koha e shkuar e tejkaluar, e lashte fare, s’jam me :-D), pergjigja ime nuk ishte aspak mirenjohese dhe falenderuese. Fillimisht shfryja: -Ehuuu, sikur te te them kam dhimbje koke prap balsamin do me keshilloje, mire qe s’na e fut dhe ne ushqim. Ajo: “S’do ishte ide e keqe!”. Pastaj kur ajo nuk ishte verdalle – ceshtje uni – e merrja dhe e provoja. Dhe rezultatet ishin shume teRead more …

Pice me baze misri

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e II | 0

    Darka ime sot konsistonte ne pice vegane me miell misri – Kacapice 😀 Recete e thjeshte, e pasur me vlera ushqyese dhe shume e varfer ne yndyre dhe mbetje kafshesh. Perberesit: Kacamak Salca ime e preferuar pa vaj “kap-e-hidh-e-perziej” Selino Cashew Baza ne kete rast eshte kacamaku te cilin e shtrojme ne forme pice. Mbi te rendisim perberesit e tjere dhe e pjekim picen per rreth 20 minuta ne temperaturen 180 grade.   Keshille: Jini te vemendshem mbi ushqimin qe fusni ne trupin tuaj! 😉

Patate te “skuqura” pa yndyre

Apr 16, 2016 | Posted by in Pjate e I, Pjate e II | 0

Patate “te skuqura” te shendetshme? Egzistojne valle? As une se kam fshehur dot cudine gjate kohes qe po ndiqja gatimin e ketij ushqimi ne nje video ne youtube pasi jemi rritur me idene qe ky ushqim eshte nje JO JO JO. Mirepo tani te gjitha pjeset e puzzle-it me kane kuptim dhe lidhen mjaft mire me njera tjetren. Problemi qe ne marrim kilograme lehtesisht, qe manifestojme semundje nga me te ndryshmet te cilat per fat te keq po perhapen cdo vit e me shume me shifra marramendese, nuk eshte sheqeri, por sheqeri i perpunuar i kombinuar me yndyren (e tepert, e ngopur apo pangopur qofte ajo.) Dhe fajin normalisht ua veme patateve, miellit, makaronave e me radhe pa marre pak kohe me shume per te vene re qe patatet ne i skuqim ne nje det me vaj, qe brumerat i ngopim me margarine e gjalpe, qe salcat me te cilat shoqerojme makaronat, orizin jane me kalorike e me yndyre, me raste shume me shume, se vete porcioni i makaronave apo orizit. Industria e ushqimeve te perpunuara ia ka dale shkelqyeshem deri tani qe me disa artikuj ne gazetat me prestigjoze te na servire ‘studime’ sipas te cilave duhet te reduktojmeRead more …

Sallata me karrota – me e thjeshta ne bote

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Sallate | 0

  Kjo vertete qe eshte sallata me e thjeshte qe mund te beni, vetem 1 perberes e gjysem dhe Whoala!, gati per tu shijuar. Perberesit: Karrota sipas deshires 1-2 luge kafeje balsamico pak piper te zi Pergatitja: Pasi te lani dhe qeroni karrotat, perdorni te njejtin qerues (karrotash, patatesh) per te perftuar nje forme qe lehteson procesin e pertypjes dhe ben qe karrotat te shijojne me shume. Sallaten e perftuar e “vishni” me balsamicon dhe piperin e zi. Keshilla dhe vlerat ushqyese: 1. Ne mungese te balsamicos mund te perdoni uthull dhe leng limoni. 2. Karrotat, ne saje te perberjes se larte ne vitamina dhe substanca te tjera te rendesishme ushqyese jane aleate te shikimit, te nje lekure me te bukur dhe me te re, te nje trupi me te predispozuar per te luftuar lloje te ndryshme semundjesh kanceroze, infeksionesh apo semundjesh qe prekin zemren, te nje detoksifikimi te organizmit… ka akoma me shume arsye pse karrota duhet perdorur, sidomos gjate kohes kur kjo perime eshte ne sezon. 3. E dini qe karrota ndihmon ne nxirjen me te shpejte te lekures, ne saje te permbajtjes se larte te beta-karotenit? 4. Balsamico permban magnez, potasium, hekur dhe kalcium, perberes jo vetemRead more …

Kek me kos vegan dhe shalqi

Apr 16, 2016 | Posted by in Embelsire | 0

Shalqi, OK; Kos, OK… Hmmm, cfare mund te pergatis per dreke? Dicka freskuese, ngopese, me vlera dhe vegane sigurisht. Perberesit: 1/3 e nje shalqiri kos vegan 500 ml (natyral ose me shije te ndryshme, sipas deshires) 1 dardhe fruta te thata pak kanelle pluhur Pergatitja: Shalqirin e presim ne gjysem ne trajte rrethore. Zgjedhim njeren nga gjysmat dhe e presim serish ne trajte rrethore duke perftuar nje prerje me trashesi te konsiderueshme. Sigurisht qe trashesia varet nga uria qe keni dhe lartesia qe doni ti jepni “kekut”. Vijojme me tej duke prere nje pjese kubike nga shalqiri ose cilindrike, perseri kjo varet nga forma qe doni ti jepni kekut tuaj. (Aaa, qenka e veshtire te shpjeguarit e prerjes, gjithsesi besoj se e keni kuptuar qe nga fotoja se si duhet te procedoni 🙂 .) E vendosim copen e prere ne nje pjate pak te thelle dhe siper derdhim kosin vegan. Ne muret e prerjes ngjisim copa te prera dardhe (mund te shtoni dhe fruta te tjera sipas deshires.) Sperkasim perberjen e pergatitur me futa te thata, pluhurin e kanelles dhe mjalte. Gati! Ju befte mire! P.S: Ju nevojitet nje thike, nje pirun dhe nje luge 😀 per ta ngrene ngadaleRead more …

Tave me miell misri dhe perime

Apr 16, 2016 | Posted by in Pjate e II | 0

Perberesit: Per Polenten: Miell misri: 200 gr Uje:  600ml Per salcen: Karrota: 1 cope Qepe: 1 cope Hudher: 4 thelpinj Kerpdha: 100gr Selino: 50gr Kungull: gjysma e nje kungulli me madhesi mesatare Spec i kuq: gjysma e nje speci me madhesi mesatare Per zbukurim: Salce pikante domateje Patellxhan: 4 copeza te holla ne forme rrethore Domate te vogla: 1 cope Pergatitja: Vendosa te eksperimentoja pak kesaj radhe, por jo dhe aq pasi askush nuk ka shume nge te eksperimetoje pas nje dite te lodhshme. Ideja ishte te gatuaja nje ushqim te ngrohte dhe qe te mbush syrin e stomakun, dy tipare karakteristike qe cuditerisht trupi im i kerkon sapo fillon te ftohet koha. Pergatitja e salces: Prisni te gjithe perberesit perpara se te filloni ti gatuani. Qepet, hudhrat, kerpudhat dhe selinone i presim ne copeza me madhesi mesatare pasi dallohen me lehte dhe ngjajne me bukur kur bashkohen me pjesen tjeter te perberesve. Karrotat i presim ne 4-kendesha te holle e te stergjate me ane te qerueses se patateve. Edhe kungullin dhe specin i presim ne trajte shiritash te gjate e te holle. Ne nje tigan qe nuk ngjit, gatuajme pak uje dhe ereza te zgjedhura sipas deshires. Shtojme perimetRead more …