Author Archives: E.Kapcari

Ide mengjesi vegan

Apr 24, 2016 | Posted by in Breakfast, Mengjes | 0

  Nuk funksionoj dot pa mengjes, prandaj gjeja e pare qe bej pak minuta pasi hap syte eshte te ha. Per me teper mengjesi im duhet te jete i bollshem ne vlera ushqyese, te mos rendoje ne stomak dhe te jete energjik. Fotot ilustrojne mengjeset e mia kete jave.   Tershere me kos vegan natyral, fara cia, luleshtrydhe, kivi dhe mandarine.     2. Pretzel (lloj buke) shoqeruar me salce pikante domate (sangrita.)     3. Buke e thekur me domate te vogla dhe qumesht lajthie.     4. Tershere e zbutur ne uje te ngrohte, kivi, mandarine dhe dardhe.     5. Kush tha qe s’mund te keni thjerreza per mengjes? Nder heret e rralla qe mua me tepron ushqimi ne nje vakt se zakonisht nuk preferoj te hedh ushqimin (kam mesuar te vleresoj cfare kam 😉 ) prandaj gatuaj aq sa me hahet (domethene shume 🙂 .) Thjerreza te nje nate me pare shoqeruar me tershere te zbutur ne uje te ngrohte dhe nje domate te vogel.     6. Ananasi dhe disa fruta egzotike kryesojne listen e frutave te mia te preferuara. Tani qe po ngrohet dhe koha besoj qe do i rikthehem mengjeseve me fruta. KyRead more …

Pispili me spinaq

Apr 23, 2016 | Posted by in Uncategorized | 0

  Teper e lehte per tu bere dhe shume e shijshme. Per me teper nuk rendon ne stomak.  Përbërësit: Miell misri 2 gota Spinaq 500 g Vaj ulliri Kripë Pergatitja: Pergatitja nis me lyerjen e tavës me vaj ulliri dhe pastaj me dorë duke bere lëvizje rrethore fillojmë shtojmë miellin e misrit në fundin e tavës. Mielli shtohet i thatë dhe mund ti hedhim pak kripë para se ta shtrojmë. Vazhdojmë kështu deri sa te krijohet një trashësi gati 7-8 mm me miell.  Sipër petës se miellit shtojmë spinaqin, të cilin pasi e lajmë dhe e grimë hollë e vrasim pak me duar me vaj e kripë që ti ulet volumi. E shtrojmë në gjithë sipërfaqen e tavës dhe sipër i hedhim përsëri miell deri sa të mbulohet spinaqi ( 7-8 mm) .  Në fund taves i hedhim një gotë ujë të nxehtë me ndihmën e një luge, në mënyrë të tillë që uji te hapet në çdo cep të tavës. E fusim në furrë të nxehtë në 250° dhe e pjekim për gati 30 minuta. Ju beftë mirë!   Autore: Lorena Jonuzaj

Supe me thjerreza, kaq thjeshte

Apr 20, 2016 | Posted by in Pjate e II | 0

  Thjerrezat jane plot vlera ushqyese. Te pasura ne fibra, folate, magnez, hekur, proteina, fosfor, vitamine B1, acid pantotenik, zink, potasium dhe vitamine B6. Ndihmojne per nje zemer me te shendetshme, jane rregullatore te sheqerit ne gjak, ndihmojne aparatin tretes. Me fjale te tjera jane nje ushqim teper i shendetshem. Perpara se te shpjegojme receten, duhet theksuar qe eshte e mira qe ti lini te pushojne ne uje per 3 ose me shume ore perpara se te gatuhen ne menyre qe te clirojne te gjithe enzimat te cilat shkaktojne gazra apo fryrje barku.   Perberesit: 500 gr thjerreza 2 qepe 2 karrota 4 thelpinj hudhra Uje Ereza (zgjedhja ime: safran indie, koper, majdanoz, piper i zi) 1 luge caji kripe (keshillohet kripe himalaja) Caj jeshil per gatim (opsional) Tabasco (opsional) – kur ta sherbeni   Procedura: Rreth 3 ose me shume ore para gatimit, lajme mire thjerrezat dhe i leme te pushojne ne nje ene. Shtojme uje te vaket aq sa te mbulohen. Pasi thjerrezat kane pushuar per me shume se 3 ore pergatisim perberesit e tjere (presim perimet sipas deshires – kubike te vegjel ose te medhenj.) Ne tenxheren per gatim hedhim ujin (rreth 700ml) dhe ne momentin e vlimitRead more …

4 shkaqe te tharjes se lekures

Apr 18, 2016 | Posted by in Keshilla | 0

Keni lekure te thate? Gjenetika ka nje rol ne te por zakonisht ka disa gjera te perditshme qe ndikojne, te cilat edhe mund ti parandalojme. 1. Dushi me uje te nxehte Uji i nxehte ka tendencen te zhveshe lekuren tone nga vajrat natyrale te saj duke e lene te thate, te rrjepur e te skuqur. Mundohuni te laheni me uje te ngrohte e gjithmone te hidratoheni me kremin e trupit pas. Por dhe kremi ushqyes i fytyres duhet te vendoset menjehere pas dushit per te mbajtur ujin brenda lekures. 2. Moti i ftohte Dihet qe dimri me temperaturat e ulta ndikon ne lekuren tone, shumicen e kohes tek duart dhe buzet. Perdorimi i nje kremi duarsh dhe Lip Balmi eshte i rendesishem por KUJDES, edhe lip balmet e blere mund te jene duke ju thare buzet mundohuni te zgjidhni Lip Balme sa me natyrale dhe qe nuk kane keto elemente ne etikete: menthol, phenol dhe camphor. Dhe vera nga ana tjeter, moti i ngohte dhe dielli, pervecse shkakton plakje te parakohshme mund te shkaktoje edhe tharje te lekures. SPF eshte shume i rendesishem. 3. Dehidratimi – Uje dhe sa me shume fruta Dehidratimi i trupit pervecse ne mosfunksionim te shendetit conRead more …

7 zakone që dëmtojnë trurin tonë

Apr 16, 2016 | Posted by in Keshilla | 0

Truri është padyshim pjesa më e rëndësishme e trupit tonë, është ai që kontrollon shëndetin tonë fizik dhe mendor. Për këtë arsye duhet të jemi të kujdesshëm të mos e dëmtojmë atë. Truri është një organ aq delikat saqë edhe gjërat që bëjmë në të përditshmen tonë mund të kenë efekte negative për shëndetin e tij. Ja cilat janë zakonet e përditshme që e dëmtojnë atë: 1. Të mos bërit mëngjes Mëngjesi është një nga vaktet me të rëndësishëm të ditës pasi në mëngjes niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët dhe si pasojë nuk jemi energjik dhe prodhues në atë çka duhet të bëjmë gjatë ditës. Duke bere mëngjes në zgjojme metabolizmin tonë dhe furnizojmë trurin me oksigjen. 2. Të ngrënit me tepricë  Ky zakon përveçse na bën të shtojmë në peshë, të ndihemi të fryrë dhe ndikon në sigurinë tonë ndaj vetes, sjell ngurtësimin e arterieve të trurit gjë që redukton kapacitetin mendor. 3. Pirja e duhanit  Të gjithë e dimë tashmë që duhani është i dëmshëm për shëndetin. Një nga efektet dëmtues të duhanit është shkaktimin i tkurrjes shumëfishe të sipërfaqes së trurit. 4. Sheqeri  Ka plot studime shkencore që kanë vërejtur se sheqeri (i rafinuar)Read more …

Chocolate cake

Apr 16, 2016 | Posted by in Uncategorized | 0

  Ingredients: I 450 gr flour for general use 40gr cocoa powder 300g brown sugar 6gr baking soda 6gr baking powder II 20ml white wine 300 ml water 125 ml vegetable oil Procedure: 1. Por the flour into a container (I used what I had, mainly integral, rye and 1 spoon corn flour, just experimenting), pure cocoa powder, baking soda, baking powder and the brown sugar. Stir all the mixture together. 2. Mix the liquids in another container, the white vinegar, the vegetable oil (the best choice would be coconut oil) and the water. 3. Merge the 1st and 2nd mixtures together and stir well until getting the uniform mass. 4. Take a baking pan and dye its borders with oil to avoid that the cake migth stick at it after baked. Bake at 180 degrees for 20-25min. 5. I have thrown a little coconut flakes fried in coconut oil and cocoa powder as icing but vegan cocoa chocolate would be perfect. This recipe became a little more popular because I had immediately requests to share the recipe. If you also try to cook it, do not hesitate to tell us in the comment field below or post it onRead more …

Kek me cokollate

Apr 16, 2016 | Posted by in Dessert, Embelsire | 0

Eshte teper e thjeshte per tu bere dhe shijon, Oh Zot!!! Perberesit: I 450 gr miell per perdorim te pergjithshem 40gr kakao e paster pluhur 300gr sheqer kaf 6gr sode buke 6gr pluhur per pjekje II 20ml uthull e bardhe 300 ml uje 125 ml vaj bimor Procedura: 1. Perziej ne nje ene miellin (une perdora cfare kisha, kryesisht integral, theker dhe 1luge misri, kot per fiksim 😜), kakaon e paster, sode e bukes, pluhirin per gatim dhe 300 grap sheqer kaf. 2. Perziej ne nje ene uthullen e bardhe (funksionon dhe uthulla e molles), 125 ml vaj bimor (zgjedhja me e mire do ishte vaji i kokosit) dhe ujin. 3. Bashko perzierjen 1 me 2 derisa te perftosh masen e njetrajtshme. 4. Lyej anet e enes ku do e pjekesh me pak vaj dhe hidh masen ne te. Piqe ne 180 grade per 20-25min. 5. Une i kam hedhur pak coconut flakes te skuqura ne pak vaj kokosi dhe pak kakao siper se s’kisha cokollate vegane. Me cokollate do dilte akoma me i mire. Kjo recete u be pak a shume e famshme sepse disa mikesha te miat e provuan disa dite pasi une e postova ne Instagram. NeseRead more …

Byrek

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e I | 0

Epo te kesh mundesi te besh byrek vegan pa yndyre nga i cili mund te hash sa te te hahet pa shtuar asnje gram e te mos e mendosh te berit vegan… ti qofsh! 😀 1. Përbërësit: 3 pete te medha byreku 2 presh 3 qepë 5 thelpinj hudhre 100 gr lakër e kuqe Erëza sipas shijes. Zgjedhja ime (piper i zi, borzilok, cumin – lloj majdanozi, rigon) Pak kripë 2. Pergatitja: Mbushja: Ne nje tigan jo-ngjites hedhim pak uje dhe pak nga perzierja e erezave. Pasi e ngrohim pak perberjen e perftuar shtojme perimet e prera njera pas tjetres. Gatuajme perimet ne nxehtesi te ulet dhe me tigan me kapak te mbyllur pasi keshtu ruajme shijen dhe vlerat ushqyese te perberesve. Procedojme keshtu derisa perberja te zbutet dhe preshi te filloje te leshoje leng. Mbarojme procesin e gatimit te perimeve duke hedhur kripen dhe pjesen e mbetur te erezave. Lyejme fundin e taves me shume pak vaj (per gatime ne temperatura te larta, sygjerohet vaji i kokosit, pasi ruan vlerat e tij ushqyese edhe ne tempera teper te larta, ndryshe nga vajerat e tjere) me ndihmen e nje pecete kuzhine. Shtrojme peten e pare dhe mbi te gjysmen e Read more …

Brusketa me kerpudha

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste | 0

    1. Perberesit (Per 6-8 persona):    600 gr kerpudha    1 qepe    3 thelpinj hudhre (ose hudher pluhur)    30 ml (2 luge gjelle) qumesht orizi    piper i zi dhe i kuq    timjan    pak kripe    2 bageta    borzilok i fresket 2. Përgatitja: Hapi i pare ne cdo ndermarrje timen ne kuzhine 😀 eshte prerja e perimeve. Madhesia gjithmone varet nga faktore te ndryshem; koha, sa  e uritur jam, sa e predispozuar per te bere nje prezantim te bukur te pjates jam dhe nese gatuaj per vete apo edhe per te tjere. Ne kete rast, madhesia e perimeve duhet te jete e vogel-mesatare. Ngrohim soben ne nxehtesi mesatare dhe ne nje tigan te projektuar per te mos e lene ushqimin te ngjitet shtojme perimet e prera sebashku me masen e qumeshtit te orizit. Permbajtjen e krijuar e trazojme vazhdimisht per 5 minuta. Gradojme soben ne nxehtesi te ulet dhe mbulojme tiganin me kapak qe te ruajme shijen e perimeve. Kontrollojme perbajtjen here pas here per tu siguruar qe ajo te mos ngjitet ne tigan. Pas 10 minutash shtojme erezat dhe kripen. E perziejme per here te fundit permbajtjen dhe tani ajo eshte gati.Read more …

Kacamak ose polenta

Apr 16, 2016 | Posted by in Antipaste, Pjate e I, Pjate e II | 0

    Kjo recete eshte shume e thjeshte, Hidh-e-Trazo perberesit. Per me teper eshte shume e shijshme, e mbushur me fibra dhe perberes te tjere ushqyes (zink, hekur, niacine, fosfor, magnez… ) dhe te mban te ngopur per kohe te gjate. 1. Perberesit 150 gr miell misri 600 ml uje Pak kripe (1 luge mesatare gjelle) Ereza sipas deshires. Zgjedhja ime (piper i kuq dhe i zi, hudher, timja, borzilok) Ca pika tabasco (sipas preferences mbi ushqimet pikante) 2. Pergatitja Vendosim ujin ne nje tenxhere dhe e ngrohim ne nxehtesi mesatare. Perpara se te filloje te zieje hedhim kripen dhe erezat dhe i trazojme. Shtojme miellin e misrit duke e hedhur ne sasi te vogel, sikurse pikat e shiut, dhe perziejme vazhdimisht qe perberja te marre nje forme te njetrajtshme dhe te evitojme kokrrizimin e saj. Pasi kemi mbaruar me hedhjen e miellit ne tenxhere ulim nxehtesine e sobes qe ushqimi te behet me i shijshem dhe vazhdojme gatimin duke mbuluar tenxheren me kapak. Perziejme here pas here pergjate 10-15 minutave. Kacamaku eshte gati per servirje. 3. Keshilla te pergjithshme dhe sygjerime mbi pjata te mundshme shoqeruese Kur tentova te bej kacamak per here te pare e haja cdo mengjes,Read more …