Pispili me spinaq

Screen Shot 2016-04-23 at 22.05.29

 

Teper e lehte per tu bere dhe shume e shijshme. Per me teper nuk rendon ne stomak. 

Përbërësit:

  • Miell misri 2 gota
  • Spinaq 500 g
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Pergatitja:

Pergatitja nis me lyerjen e tavës me vaj ulliri dhe pastaj me dorë duke bere lëvizje rrethore fillojmë shtojmë miellin e misrit në fundin e tavës. Mielli shtohet i thatë dhe mund ti hedhim pak kripë para se ta shtrojmë. Vazhdojmë kështu deri sa te krijohet një trashësi gati 7-8 mm me miell.  Sipër petës se miellit shtojmë spinaqin, të cilin pasi e lajmë dhe e grimë hollë e vrasim pak me duar me vaj e kripë që ti ulet volumi. E shtrojmë në gjithë sipërfaqen e tavës dhe sipër i hedhim përsëri miell deri sa të mbulohet spinaqi ( 7-8 mm) .  Në fund taves i hedhim një gotë ujë të nxehtë me ndihmën e një luge, në mënyrë të tillë që uji te hapet në çdo cep të tavës.

E fusim në furrë të nxehtë në 250° dhe e pjekim për gati 30 minuta.

Ju beftë mirë!

 

Autore: Lorena Jonuzaj

instagramby feather