Supe me thjerreza, kaq thjeshte

Screen Shot 2016-04-20 at 21.20.58

 

Thjerrezat jane plot vlera ushqyese. Te pasura ne fibra, folate, magnez, hekur, proteina, fosfor, vitamine B1, acid pantotenik, zink, potasium dhe vitamine B6. Ndihmojne per nje zemer me te shendetshme, jane rregullatore te sheqerit ne gjak, ndihmojne aparatin tretes. Me fjale te tjera jane nje ushqim teper i shendetshem. Perpara se te shpjegojme receten, duhet theksuar qe eshte e mira qe ti lini te pushojne ne uje per 3 ose me shume ore perpara se te gatuhen ne menyre qe te clirojne te gjithe enzimat te cilat shkaktojne gazra apo fryrje barku.

 

Perberesit:

  • 500 gr thjerreza
  • 2 qepe
  • 2 karrota
  • 4 thelpinj hudhra
  • Uje
  • Ereza (zgjedhja ime: safran indie, koper, majdanoz, piper i zi)
  • 1 luge caji kripe (keshillohet kripe himalaja)
  • Caj jeshil per gatim (opsional)
  • Tabasco (opsional) – kur ta sherbeni

 

Procedura:

Rreth 3 ose me shume ore para gatimit, lajme mire thjerrezat dhe i leme te pushojne ne nje ene. Shtojme uje te vaket aq sa te mbulohen.

Pasi thjerrezat kane pushuar per me shume se 3 ore pergatisim perberesit e tjere (presim perimet sipas deshires – kubike te vegjel ose te medhenj.) Ne tenxheren per gatim hedhim ujin (rreth 700ml) dhe ne momentin e vlimit shtojme te gjithe perberesit sebashku me thjerrezat (pervec kripes). Perzierjes i shtojme perseri uje aq sa uji te jete rreth 3 cm mbi siperfaqen e perzierjes. Ziejme ne nxehtesi mesatare derisa thjerrezat te jene zbutur dhe supa te kete trashesine e deshiruar. Shtojme kripen. Ne varesi te llojit te thjerrezave, koha e gatimit nuk eshte lehtesisht e percaktueshme prandaj provojme here pas here sasi te vogla derisa te bindemi qe supa shijon.

Nese duam qe supa te jete kremoze sigurohemi qe trashesia eshte e duhura dhe me ndihmen e nje mikseri e perziejme.

 

Screen Shot 2016-04-20 at 21.21.54

 

Personalisht me pelqen ta shijoj me buke integrale ose krakera misri dhe sallate te fresket perimesh.

 

Screen Shot 2016-04-20 at 21.25.11

instagramby feather