Brusketa me kerpudha

 

 

1. Perberesit (Per 6-8 persona):

  •    600 gr kerpudha
  •    1 qepe
  •    3 thelpinj hudhre (ose hudher pluhur)
  •    30 ml (2 luge gjelle) qumesht orizi
  •    piper i zi dhe i kuq
  •    timjan
  •    pak kripe
  •    2 bageta
  •    borzilok i fresket

2. Përgatitja:

Hapi i pare ne cdo ndermarrje timen ne kuzhine 😀 eshte prerja e perimeve. Madhesia gjithmone varet nga faktore te ndryshem; koha, sa  e uritur jam, sa e predispozuar per te bere nje prezantim te bukur te pjates jam dhe nese gatuaj per vete apo edhe per te tjere. Ne kete rast, madhesia e perimeve duhet te jete e vogel-mesatare.

Ngrohim soben ne nxehtesi mesatare dhe ne nje tigan te projektuar per te mos e lene ushqimin te ngjitet shtojme perimet e prera sebashku me masen e qumeshtit te orizit. Permbajtjen e krijuar e trazojme vazhdimisht per 5 minuta.

Gradojme soben ne nxehtesi te ulet dhe mbulojme tiganin me kapak qe te ruajme shijen e perimeve. Kontrollojme perbajtjen here pas here per tu siguruar qe ajo te mos ngjitet ne tigan.

Pas 10 minutash shtojme erezat dhe kripen. E perziejme per here te fundit permbajtjen dhe tani ajo eshte gati.

Ndajme bagetat ne feta me trashesi te holle-mesatare.

I radhisim ne nje tave mbi te cilen kemi vendosur nje leter per pjekje. Mbi cdo fete bagete shtrojme mase nga permbajtja e pergatitur.

Brusketat i pjekim ne furre ne 230 grade per 10 minuta, derisa bagetat te marrin pak ngjyre te keqerremte.

Pak brozilok i fresket mbi cdo bruskete do i jape ushqimit nje arome freskie.

***FaktiIDites: Borziloku konsiderohet si nje prej ushqimeve me te shendetshme; mbron ADN-ne dhe eshte shume i mire per shendetin e zemres.

3. Këshilla të përgjithshme:

Kjo është një recetë e shpejtë dhe e lehtë që na shpeton sidomos ne rastet kur na duhet te gatuajme nje antipaste per shume persona.

Menyra ime e te ushqyerit, pervecse vegane, eshte kryesisht e bazuar ne bime dhe sasite e mia ditore te makronutrienteve si baze kane sheqerin natyral (fruta, perime, drithera) dhe jane shume te varfra ne yndyra (te ngopura apo te pangopura), dhe rrjedhimisht kjo recete eshte e tille, shume e varfer ne yndyra. Do mundohem te shmang dhenien e vlerave te sakta te karbohidrateve/proteinave/yndyrave neper recetat qe do postoj ne vijimesi, sepse jam me idene qe ushqimi duhet shijuar ne radhe te pare dhe s’duhet te jemi shume strikte ne llogaritje. Gjithsesi, postimet e mia do permbajne receta kryesisht bimore, qe nuk kerkojne shume procesim te perberesve, te pasura me karbohidrate dhe proteina dhe shume te varfra ne yndyra (me raste te ralla do kete receta qe kane sasi te konsiderueshme yndyrash te mira, ose te ngopura (Omega 3 dhe 6)). Ne rastet kur me duhet ti gatuaj pak perimet, si zevendesues te vajit apo gjalpit perdor nje sasi te vogel uji ku tres te gjitha erezat qe do perdor per ate gatim. Nje tigan qe nuk lejon ushqimet te ngjiten eshte gjithashtu i nevojshem. Perjashtime bej kur gatuaj per miq, vegane ose jo. Ne keto raste perdor qumesht bimor (orizi, soje, lajthie etj.)

Bagetat perpiquni ti zgjidhni sa me te shendetshme, me perberes dritherash te mira, si per shembull mielli te plote, tershere, thekre apo misri. Keto lloje dritherash kane me shume perberes ushqyes, me shume fibra, e zgjasin ndjesine e ngopjes dhe nuk jane aleate te celulitit 😉

Nëse dhe ju i dashuroni erezat, sikurse dhe une, atehere mund te shtoni dhe te preferuarat tuaja, por ne sasi te moderuar ne menyre qe te mos humbase shija e perberesve te tjere.

Mundohuni te tregoheni te mederuar me sasine e kripes pasi ajo eshte mbajtese e ujit ne organizem, duke ngadalesuar procesin natyral te organizmit tone per tu detoksifikuar (nga toksina apo uji i tepert.)

instagramby feather

Leave a Reply