Kacamak ose polenta

 

 

Kjo recete eshte shume e thjeshte, Hidh-e-Trazo perberesit. Per me teper eshte shume e shijshme, e mbushur me fibra dhe perberes te tjere ushqyes (zink, hekur, niacine, fosfor, magnez… ) dhe te mban te ngopur per kohe te gjate.

1. Perberesit

  • 150 gr miell misri
  • 600 ml uje
  • Pak kripe (1 luge mesatare gjelle)
  • Ereza sipas deshires. Zgjedhja ime (piper i kuq dhe i zi, hudher, timja, borzilok)
  • Ca pika tabasco (sipas preferences mbi ushqimet pikante)

2. Pergatitja

Vendosim ujin ne nje tenxhere dhe e ngrohim ne nxehtesi mesatare.

Perpara se te filloje te zieje hedhim kripen dhe erezat dhe i trazojme.

Shtojme miellin e misrit duke e hedhur ne sasi te vogel, sikurse pikat e shiut, dhe perziejme vazhdimisht qe perberja te marre nje forme te njetrajtshme dhe te evitojme kokrrizimin e saj.

Pasi kemi mbaruar me hedhjen e miellit ne tenxhere ulim nxehtesine e sobes qe ushqimi te behet me i shijshem dhe vazhdojme gatimin duke mbuluar tenxheren me kapak.

Perziejme here pas here pergjate 10-15 minutave.

Kacamaku eshte gati per servirje.

3. Keshilla te pergjithshme dhe sygjerime mbi pjata te mundshme shoqeruese

Kur tentova te bej kacamak per here te pare e haja cdo mengjes, per rreth 1 muaj. Ishte shume komod si ushqim per mua pasi ishte i shpejte per tu bere, me mbante te ngopur gjate gjithe dites (ne saje te fibrave te shumta qe gjenden tek mielli i misrit), i permbushte kriteret e nje mengjesi te ngrohte (i nevojshem ne nje dimer te ftohte sic eshte ai ne vendin ku jetoj momentalisht) dhe misri ne pergjithesi me pelqen, ne cfaredolloj forme, me jep ndjesine e nje ushqimi te lehte e te shendetshem.

Fillova te eksperimentoja pak me ndonje ushqim me te cilin mund ta shoqeroja. Domatet e fresketa / kerpudha ose speca te pjekur / ullinj ishin perpjekjet e para, qe rezultuan te suksesshme, megjithese te thjeshta.

Te ngrenit i te njejtit ushqim, cdo mengjes, po me merziste pak prandaj fillova te eksperimentoj me erezat. Hudhra, qe e perdor ne pothuajse cdo gje 😀 , u be  faktori i suksesit. Per shijen time shkon shume me kacamakun. Per ti dhene freski shtova dhe ereza te tjera. Mos ngurroni te shtoni dhe ju tuajat 😉

Une e pelqej ushqimin pikant, prandaj shtoj dhe ca pika tabasco, te cilat mund ti perdoresh dhe per dekorimin e pjates.

Besoj se ndryshimi i temperaturave ka bere qe te kem nje tjeter menu mengjesi dhe polenta te kaloje si ushqim darke (dreka ime eshte e lehte kryesisht perderisa me duhet te jem jashte shtepise dhe ne pamundesi per te pergatitur ndonje gje). Darkat i kam te shenjta dhe kryesisht me pelqen ti jap kohen e duhur e te gatuaj. Per rrjedhoje, kur per darke kam kacamak, pergatis salcen time te preferuar, te cilen e perdor edhe kur gatuaj oriz, makarona, mbushje per wraps, mbushje per peta byreku… dhe praktikisht konsiston ne merr cdo lloj perimeje qe ke ne kuzhine, gatuaje, lere te notoje ca minuta ne salce domate dhe nxehtesi te ulet dhe Whoala, gati! 😀

Hmmm, tani po me kujtohet pija ime e preferuar (pervec smoothie dhe ujit), gjithashtu ‘domate e fresket’ vs. ‘salce e fresket domateje’ (pyetje 1mln $, si ajo e pules dhe vezes 😀 ), nje fakt interesant qe e kam lexuar diku ne nje liber mbi ushqyerjen por qe u perforcua me shume ne nje vizite ne Expo 2015 ne Milano, ku fokusi kryesor eshte ushqimi (zgjat deri ne fund te tetorit, eksperience per te mos u humbur). Pa merak, do pergjigjem per te gjitha, nje me nje, prandaj… me lexo 😀

Pervec kacamakut me salcen Kap-e-Hidh, nje sallate shumengjyreshe do shkonte per mrekulli.

 

***Si zevendesuese te kacamakut, ne rastet kur jam rrugeve, perdor kraker misri.

***Nje nga 1000 … 000 te mirat e shumta e te qenit vegane (sipas stilit tim) qendron ne faktin se s’eshte me e nevojshme ti gjemoni te tjeret nga mbarapa per te lare / pastruar enet. Nje teme per tu diskutuar, ndoshta ne nje postim te mevonshem, por ideja qendron ne faktin se ne pergjithesi nuk ka shume ene per tu pastruar, ose ato qe jane, pastrohen lehtesisht. Ja per shembull, ne rastin konkret, mjafton qe pasi te marrim kacamakun nga tenxherja, te mbushim tenxheren me uje dhe ti veme kapakun. Pas disa minutave do shikoni qe tenxherja eshte pastruar vete 😉

instagramby feather

Leave a Reply