Humbje peshe: Ecje apo aktivitete fizike me intensitet te larte?

1. Te Ecurit:

…jo domosdoshmerisht nenkupton thjeshte zhvendosje nga nje pike ne piken e interesit. Nese do ju pyesnin se c’do te thote te ecesh sipas jush, cila do ishte pergjigja juaj?

E imja do ishte dicka e tipit: ushqim per trupin, mendjen dhe shpirtin. Ja pse:

Trupi

  1. 2.000
    hapa jane te barazvlefshem me -100kcal, domethene nese bejme nje matematike te thjeshte, duke bere 10.000 (rreth 7.62 km) hapa ne dite mund te djegim lehtesisht nje vakt apo nje porcion goxha sy-mbushes :- ) akulloreje.
  2. Nje “ushtrim” fantastik per tonifikimin e kembeve, zones B 🙂 dhe barkut.
  3. Ndihmon ne qarkullim me te mire te gjakut, ne balancimin e presionit te gjakut dhe ne balancimin e sheqerit ne gjak (nje aktivitet vecanerisht i mire per te luftuar diabetin e tipit te 2-te.)
  4. Redukton rrezikun e zemundjeve te zemres, te kockave (i forcon kockat dhe rrit dendesine e tyre), kancerit te gjirit, artritit (nyjeve te gjymtyreve.)
  5. Ndihmon ne mire funksionimin e trurit dhe parandalimin e semundjeve mendore. Vecanerisht ne moshat me te vjetra, nese e ecura aplikohet rregullisht, forcon memorien.
  6. Jeni me fat mjaftueshem sa te perjetoni nje dite me diell sot? Urime, niveli i vitamines D qe do depozitohet ne trupin tuaj do te rritet. Kjo nuk do te thote qe te percelloheni ne diell, mjafton nje ekspozim i shkurter i nje siperfaqeje te vogel te lekures. Kujdes, mos harroni kremin mbrojtes!

Shpirti

  1. A e dinit se 10 minuta ecje e shpjejte eshte ne gjendje te permiresoje humorin tuaj per 2 ore? Edhe une moj moter u impresionova nga ky fakt 😀
  2. Te ecurit vetem, me ti, veten tende dhe ty, pa marre parasysh se ku, eshte nje menyre e mire per ti kushtuar pak vemendje vetes tende. Per te bere nje bisede te kendshme me ato mendime pafund qe s’te lene te te zere vendi vend 🙂 Mua per shembull me ndodh shpesh ta gjej veten te humbur totalisht ne mendime, edhe sikur te jem ne mes te nje turme te zhurmshme. Dhe sinqerisht e shijoj si ndjesi.
  3. Te ecurit me nje person tjeter mund te jete gjithashtu nje eksperience per tu shijuar ne maksimum. Te ndodh qe te ti pergjigjesh me “Oh, me vjen keq por jo sot, s’kam kohe” cdo ftese per kafe apo diskutim? Rrembe nje frut dhe fto mikun apo kolegun per nje shetitje. Diskutimi apo biseda do marre ngjyra dhe do jete me prodiktive krahasuar me nje takim tipik perpara nje filxhani kafeje, ne vend numero.
  4. Nese zgjidhni natyren per te ecur, avantazhet do jene akoma me te medha. Me pelqen djesia qe te krijon nje ambjent jeshil dhe me ajer te paster, sikur te mbush me jete, me ndjesi te tjera, te ben me te vetedijshme ndaj detajeve, rrit nivelin e mendimeve te bukura, te ben me te ndjeshme dhe me te ndergjegjshme mbi cfare te rrethon, te lidh me teper me natyren, me gjallesat, te ben me empatik, nje tipar qe une e konsideroj virtyt dhe e vleresoj shume.
  5. Cliron neuropeptidet e endorfines qe ndikojne pozitivisht ne te ndjerit i lumtur, dhe per rrjedhoje reduktojne stresin dhe ankthin.

Mendja

Pame qe ecja kontribuonte ne nje funksionim me te mire te trurit, ne rritjen e mendimeve pozitive dhe te bukura, ne permiresimin e humorit… faktore te mjaftueshem per te stimuluar nje mendje per te qene me krijuese, me e shendetshme dhe e paqte. Rrjedhimisht, nje mendje e tille do bente mrekullira!

Atehere, trupi?-check! ; mendja?-check! ; shpirti?-check! Hajde dhe nje per Shkoder se u mbush! Hahaha, pertej shakave,

…duket sikur trinomi i arte u plotesua, e gjetem aktivitetin perfekt fizik! S’do ishte mire sikur te benim nje krahasim te vockel me aktivitete te tjera sportive?

2. Avantazhe te tjera, keshilla… Po per humbje peshe, cili aktivitet fizik ndihmon me shume?

Te ecurit; kostoja = 0.

Mjaft me justifikime! Nuk eshte e veshtire te gjesh kohe per te ecur, dhe eshte nje aktivitet mjaft komod. Mjafton te riorganizosh aktivitetin ditor. Ne vend te autobuzit apo makines, ecni. Nese ju duhet shume rruge deri ne shkolle / universitet / pune zbrisni disa stacione para, qe te beni nje pjese te rruges ne kembe / parkoni diku larg qe te keni mundesine te ecni. Nxirrni shetitje qenjte! Edhe njerezit, te gjithe, pa perjashtim, kedo qe mund te bindni te beje ca hapa me ju, fundja do jete perfitim dypalesh 😉

Shkallet te keqen! Eee eh si Kim Kardashian? Dooo? Po apo jo? Ngjiti pra, c’pret? 😀 (P.S: Une s’jam aq grykese, le te themi qe KK s’eshte fare ne shijet e mia, por shkallet i ngjis gjthsi, vdes per shkalle)

Probabiliteti i te lenduarit, shqip: nxjerrjes se ndonje gjymtyre, gjate te ecurit eshte me i ulet pasi pesha qe ushtron mby gjymtyre dhe intensiteti me te cilin i perdor eshte shume me i ulet krahasuar me aktivitete me intensive fizike.

Cfaredolloj aktiviteti, per sa kohe aktivizon cdo pjese te trupit tuaj perkthehet ne avantazhe te pakrahasueshme per organizmin, por pyetja e shekullit… Cfare me leverdis me shume te bej nese dua te humbas peshe?

Studimet thone qe gjate aktivitetit intensiv fizik trupi perdor si burim energjie karbohidratet, meqe shperbehen shume me shprejt krahasuar me makronutrientet e tjere dhe me pas muskujt, pasi energjia qe i duhet trupit per te ruajtur balancat gjate stervitjes eshte e madhe. Nderkohe qe gjate ecjes, apo cdo lloj aktiviteti fizik qe eshte i shtrire ne kohe, trupi ka kohe mjaftueshem per te marre energjine nga burimi i duhur, domethene yndyra. E perkthyer ne fjale te tjeshta, gjate ecjes humbasim me shume yndyra sesa gjate aktiviteteve te tjera fizike. E cuditshme vertete, dhe interesante ne te njejten kohe! 😮

Meqe energjia qe harxhojme gjate te ecurit nuk eshte e menjehershme, trupi nuk kalon menjehere nga nje gjendje normale ne gjendje urie, prandaj pas nje shetitjeje jemi me pak te prirur per te masakruar frigoriferin dhe me te qete per te bere zgjedhje logjike e te shendetshme. Krizat e urise reflektohen ne menyra te ndryshme tek persona te ndryshem. Une per shembull ne raste te tilla behem nervoze dhe arrogante, pertoj te artikulohem sic duhet. Per te evituar te qenit nje person i tille (Edit-grifshe) e programoj menune e dites nje dite para ose qe ne mengjes. Kur jam larg kuzhines, sigurohem qe te kem ndonje frut apo snack tjeter te shendetshem me vete.

Eksperienca ime?

Ne pergjithesi jam person qe parapelqen te ecuren para cdo lloj transporti publik dhe gjithmone jam munduar te perfitoj nga ky fakt. Ndikimin e vertete qe ka e ecura ne humbje peshe e pashe ne nje udhetim pune ku si rebelim ndaj transportit publik dhe deshires per te bere nje aktivitet fizik, meqe rutinen time nuk e ndiqja dot, vendosa te ecja. Mesatarisht ecnim 8+ km ne dite, 2 jave. Nuk mund te jem e sakte ne shifra se nuk eshte se une dhe peshorja kemi marredhenie te ngushte me njera tjetren, por di te them qe humba ne peshe, dukshem, pa u munduar. Madje nuk po haja ushqim 100% te paster (sipas menyres time) vegan pasi pjesen me te madhe te kohes isha e detyruar te haja jashte, por te pakten mundohesha te zgjidhja restorante te cilat ofronin dicka vegane ose te futesha ne negociata 🙂 e te transformoja ndonje pjate vegjetariane ne vegane. (Meqe ra fjala nuk eshte e veshtire te jesh vegane e te hash jashte. Njerezit po ndergjegjesohen dhe kur kerkon ushqim vegan ndodh shpesh qe te shohin si inspirim e jo me shikin tipik: “E shkreta, c’i ka punuar vetes” 🙂 . Madje une kam patur eksperienca shume interesante, per te cilat do shkruaj me gjate ne nje postim tjeter.)

***Shkarkoni aplikacione qe numerojne hapat, ndergjegjesohuni mbi cilesite per te mos u neglizhuar qe e ecura sjell dhe do e shihni qe shume shpejt do e gjeni veten duke bere zgjedhje te shendetshme.

Nese eshte e vertete qe jetohet vetem njehere, sherbejini shendetit tuaj! Ose, jo, pse? Edhe sikur te jetoj me mijera here, do doja qe ne secilen jete te kem respektin maksimal per veten dhe te punoj cdo fraksion kohe per nje “une“ me te mire! 😉

Puna flet me shume se fjalet prandaj O burra!, mbathni kepucet, dhe marrsh! ^_^

instagramby feather

Leave a Reply