Balsam Cudiberes – I bere vete

balsamcream

Pak histori: Si u njohem une dhe balsami, maredhenia jone gjithmone e komplikuar, ritakimi dhe ribashkimi. Ka premisa per nje fund te tipit: ” …dhe jetuan pergjithmone te lumtur?“

Nese mamit tim do i ankohesha per floket pa shkelqim, ndonje gervishtje ne lekure, thonj te dobet e qe thyhen lehte apo ankesa me trajte me adoleshenteske (sapo shperfytyrova nje fjale 😮 ) te tipit: sikur ti kisha qerpiket me te gjate, pse s’kam me shume floke e me me teper shkelqim, dua fytyre te paster – me cmenden keto pucrrat qe dalin pa plan, ajo teper e qete do pergjigjej: -“merr balsamin, e kam pergatitur, vetem ta perdoresh te mbetet.” Sigurisht, ndoshta shkaku i moshes apo i faktit qe gjithmone ne familje kam qene pak kokeforte dhe e llastuar (kam qene – koha e shkuar e tejkaluar, e lashte fare, s’jam me :-D), pergjigja ime nuk ishte aspak mirenjohese dhe falenderuese.

Fillimisht shfryja:

-Ehuuu, sikur te te them kam dhimbje koke prap balsamin do me keshilloje, mire qe s’na e fut dhe ne ushqim.

Ajo: “S’do ishte ide e keqe!”.

Pastaj kur ajo nuk ishte verdalle – ceshtje uni – e merrja dhe e provoja. Dhe rezultatet ishin shume te shpejta, pune ditesh. Ne ate moshe nuk isha aq e ndergjegjshme dhe sistematike ne kete drejtim. E dija shume mire qe balsami ishte vertete cudiberes por nuk i kushtoja rendesi. Dhe duhet ta pranoj qe qendrimi im kundrejt nje nene me ndjeshmeri kaq te larte, ne nje kohe kur fjalet “bio ose organike” nuk kishin as 1% te efektit qe kane sot ne sektorin e ushqyerjes apo kozmetikes, ishte teper zhvleresues.

Mbaj mend qe gjithmone mundohej qe cdo gje qe e perdornim ne trup te ishte pa kimikate dhe natyrale. Artikulonte mjaft mire pse bojerat e flokeve, kremerat e pafundem, parfumet, make-upet nuk jane nje ide e mire. Shprehja e saj e preferuar kur i them qe jam e lodhur me pamjen e do doja te beja ndonje ndryshim eshte:

“Sa me natyrale dhe e thjeshte shpirt, perndryshe vetem shperfytyrohesh.”

Eh mami, kurre s’besoj se do arrij ti vleresoj aq sa vertete e meriton virtytet e atij njeriu!!!

Ketu ku jetoj vendi ka pak karakter kodrinor dhe sidomos ne kete periudhe lulja e basanit eshte shume e perhapur. Pa u menduar dy here vendosa te mblidhja ca dhe i tregova mamit qe doja te beja dicka te ngjashme me balsamin e famshem. Ndoshta e kam te trasheguar por nuk jam fanse e kremrave, pastruesve te fytyres, make-upit apo te tjere perberes qe behen nga dikush tjeter, kam manine ta kem cdo gje vete nen kontroll. Qekur jam e sigurte qe vitaminat i HA 🙂 dhe ne sasi me se te mjaftueshme, te vetmet gjera qe perdor ne fytyre jane vaji i kokosit dhe i arganit, nje laps sysh, nje rimel dhe laps buzesh (ndoshta ne te ardhmen mund te shkruaj me hollesisht mbi kete teme.)

Procesi i pergatitjes se kremit ishte shume i thjeshte dhe i shpejte. tani mbetet qe te pres ca dite pasi duhet te lihet te pushoje ne diell.

 

IMG_6501

 

Cudiberes… Pse?

Mami kishte te drejte, lulja e basanit e kombinuar me vajera te tjere organike dhe bimore shumefishon vlerat e saj. Perdorimet e jashtme:

  • Floket: Kur jane te demtuar dhe pa shkelqim, kur nuk jane te shendetshem dhe bien me ritme me te shpeshta se ato normalet.
  • Lekura: eshte perberesi i duhur kunder akneve, perdoreni nese doni nje lekure te ushqyer e te lemuar.
  • Solar: Po, ngjyra cokollate e lekures, sidomos ne pranvere/vere eshte dicka qe ne femrat e lakmojme shume. Nese doni te perthithni sa me shpejt ato rrezet e bekuara te diellit (tregoni kujdes pasi dihet qe rrezatimi i tepert ne diell ka pasoja te shumta dhe serioze) mjafton te perdorni balsamin ne vend te nxiresve, te perzier pak me uje deti (opsionale). Beni kujdes te mos qendroni gjate ne diell pasi efekti do jete i menjehershem dhe mund te rrezikoni te digjeni. Gjithashtu, do ju keshilloja qe balsamin ta perdornit pasi te keni marre pak ngjyre.
  • Djegiet: Ketu flas me pergjegjesi te plote. Une kam nje “shenje” interesante qe daton qe nga femijeria e hershme, nje e djegur, dhe per fatin tim te mire apo te keq e kam ne fytyre. E vertete, ne nje pozicion 100% te dukshem 🙂 Kjo shenje ka patur nje ndikim te madh do thoja ne karakterin tim (se di nese ndonje dite do vendos te shkruaj per kete pjese :-).) Me kalimin e viteve shenja nuk eshte me aq e dukshme dhe kjo fale balsamit te mamit tim. Me eshte lutur qe ta perdor cdo dite, une nuk e kam bere, por me aq sa e kam perdorur i shkreti balsam ka bere pune te paqme. 🙂
  • Thonjte: perdoreni per te forcuar dhe rritur thonjte.
  • Qerpiket: doni qerpike te gjate e te dendur? Perdoreni praaa!
  • Shkencerisht eshte vertetuar qe trajton mjaft mire hemorridet.

Nese do perdorej si caj, balsami ndihmon ne problemet me

  • stomakun (gastriti, ulcera)
  • melcine
  • zorren e trashe
  • depresionin dhe stresin

pra nese ndiheni te stresuar (studentet sidomos), keni humbje te oreksit, te vjella, rendim ushqimi ne bark, tharti ne stomak, dhimbje koke, e dini cfare duhet te beni.

Dhe si gjithmone, mami im paska patur te drejte!!! Balsami u dashka ngrene 😀

instagramby feather

Leave a Reply