Tave me miell misri dhe perime

quiche

Perberesit:

Per Polenten:

  • Miell misri: 200 gr
  • Uje:  600ml

Per salcen:

  • Karrota: 1 cope
  • Qepe: 1 cope
  • Hudher: 4 thelpinj
  • Kerpdha: 100gr
  • Selino: 50gr
  • Kungull: gjysma e nje kungulli me madhesi mesatare
  • Spec i kuq: gjysma e nje speci me madhesi mesatare

Per zbukurim:

  • Salce pikante domateje
  • Patellxhan: 4 copeza te holla ne forme rrethore
  • Domate te vogla: 1 cope

Pergatitja:

Vendosa te eksperimentoja pak kesaj radhe, por jo dhe aq pasi askush nuk ka shume nge te eksperimetoje pas nje dite te lodhshme. Ideja ishte te gatuaja nje ushqim te ngrohte dhe qe te mbush syrin e stomakun, dy tipare karakteristike qe cuditerisht trupi im i kerkon sapo fillon te ftohet koha.

Pergatitja e salces: Prisni te gjithe perberesit perpara se te filloni ti gatuani. Qepet, hudhrat, kerpudhat dhe selinone i presim ne copeza me madhesi mesatare pasi dallohen me lehte dhe ngjajne me bukur kur bashkohen me pjesen tjeter te perberesve. Karrotat i presim ne 4-kendesha te holle e te stergjate me ane te qerueses se patateve. Edhe kungullin dhe specin i presim ne trajte shiritash te gjate e te holle. Ne nje tigan qe nuk ngjit, gatuajme pak uje dhe ereza te zgjedhura sipas deshires. Shtojme perimet nje nga nje. Fillimisht qepet dhe hudhrat, ndersa radha e shtimit te perimeve te tjera nuk eshte shume e rendesishme.  I gatuajme ne nxehtesi te ulet per rreth 13 minuta duke i trazuar here pas here dhe duke u kujdesur qe ti vendosim kapakun tiganit qe te ruajme shijen e perberesve.

Gjate kohes qe salca po gatuhet, ngrohim ujin per gatimin e polentes dhe shtojme pak kripe dhe ereza. Kur uji eshte duke valuar shtojme ngadale miellin e misrit duke e perzier permbajtjen ne menyre te vazhdueshme derisa perberja te marre trajte te njetrajtshme.

Ne fund, perziejme polenten dhe salcen dhe kete perzierje e shtojme ne nje tave. Pjekim ne temperature 200 grade Celcius per rreth 20 minuta, derisa perberja te marre ngjyre te kuqerremte.

Zakonisht une parapelqej qe gatime te tilla ti pres pas gatimit dhe i mbuloj me nje cope te paster beze per rreth 2-3 minuta para se ti sherbej.

Keshilla:

1. Qe gatimi te mos ngjitet ne tave provoni te lyeni taven paraprakisht me nje leter kuzhine ne te cilen kemi hedhur pak vaj kokosi.

2. Per nje shije me te mire, zevendesoni ujin me uje kokosi gjate gatimit te salces.

3. Eksperimentoni me perimet. Konsideroni spinaqin, preshin apo qepet e njoma si alternativa te mundshme gjate pergatitjes se salces.

4. Eksperimentoni me erezat. Ato jane vertete nje vlere e shtuar kur behet fjale per nje ushqim qe shijon me mire.

5. Ushqehuni ngadale, pertypeni dhe shijojeni ushqimin ashtu sic duhet. S’do lodhem kurre se shkruari kete keshille. Pse? Arsyet i gjeni te renditura e te shpjeguara ketu: Chew Your Fat .

Ju befte mire!

instagramby feather