Si te zhvillojme vese te shendetshme ne te ushqyer

Tips on healthy eating habits

Te ngrenit eshte nje proces individual perderisa secili prej nesh e lidh me ndjeshmeri te ndryshme. Per disa mund te jete pjesa e preferuar e dites, per te tjere zevendeson shpatullen e nje miku te mire ne te cilen gjejme mbeshtetje sa here jemi te trishtuar apo pak depresive. Disa njerez e lidhin te ngrenit me festime apo mbledhje me miq, me nje bisede te kendshme apo film te mire. Cfare dihet tashme eshte se te ushqyerit ndikon vertete shume ne shendetin tone te pergjithshem dhe ky ndikim eshte i rendesishem pasi mund te lere gjurme te pashmangshme ne organizem. Thene kete, kuptohet sa e vlefshme eshte te kemi nje sjellje te shendetshme ne kuzhine ose me mire, te zhvillojme vese te shendetshme te cilat do na sillnin vetem pozitivitet. Ne kete postim do rendis disa pika te cilat i sygjeroj nga eksperienca personale.

1. Zhdukni nga shtepia/frigoriferi cdo ushqim i cili nuk ka vlera ushqyese dhe nuk eshte i shendetshem. Pastro dhomen, kuzhinen (frigoriferin), zyren nga ushqime te tilla. Zevendesoi ato me zgjedhje te shendetshme si per shembull drithera, fruta dhe perime. Kjo ishte gjeja e pare qe bera kur u ktheva ne vegane. Per mua ishte mjaft e thjeshte meqe si person qe pelqen te levize dhe mundohet te qendroje larg tundimeve pa vlere e beja pazarin cdo dite dhe nuk mbaja ushqim jo te fresket ne shtepi. E them me sinqeritet qe ky ishte fakti kryesor qe me ndihmoi. E mbusha shtepine me fruta te cilat i lija ne vende te dukshme dhe i arrija sa here ndihesha e uritur. Fruta vertete qe te ekuilibrojne ndjenjen e urise dhe pervec te mirave nuk kane asnje vlere negative.

(Jo, puna e sheqerit eshte nje mit, sheqeri ne fruta eshte natyral dhe tejet i nevojshem. Eshte shume e thjeshte, yndyra (dhjami) e tepert te dhjamos (PIKE!) Ndoshta eshte koha te informohesh me shume ne kete drejtim 😉 )

2. Vendos pak rregull ne rutinen tende ditore (p.sh. fillo me mengjesin). Po lexoja shume mbi rendesine e nje dite te mirestrukturuar nese do te jesh njeri i suksesshem dhe vendosa ta provoj duke filluar me mengjesin. Para jo shume kohesh beja joga 10 minuta cdo mengjes dhe pija 600ml uje sapo zgjohesha. Me vone i zevendesova keto praktika me te zgjuarit ne 5 te mengjesit, pasuar me nje ecje rreth 40 minuta dhe me pas kthehesha ne shtepi haja mengjes, mbaroja me lexim dhe pergjigje email-esh apo lexim lajmesh dhe isha gati per pune, dhe kisha perfunduar te pakten cerekun e rutines ditore ne nje kohe kur pjesa me e madhe e njerezve flinin akoma. Njeshmeria ishte fantastike, plot energji, dita te duket me e mjaftueshme, je me e organizuar dhe e perqendruar gjate dites, fillon dhe i percakton me mire prioritetet e tua. Fatkeqesisht pas ca kohesh nuk e kisha me kaq te organizuar mengjesin pasi fillova te udhetoj shpesh, mirepo tani qe eshte qetesuar gjendja po i rikthehem dhe me nje motivim maksimal pasi e di shume mire c’te mira sjell nje gje e tille.

3. Gjej kohe gjate fundjaves te pergatisesh ushqime te gatshme te cilat mund ti hash gjate javes apo ti maresh me vete ne pune. E diela eshte nje dite shume e mire per tu clodhur, per te marre pak kohe per veten, per te bere dicka ndryshe sidomos pas nje jave te lodhshme e rutine, apo per te eksperimentuar ne kuzhine. Para ca kohesh ne nje faqe ne instagram pashe se si nje vajze qe po pergatitej per nje shfaqje bodybuilding e parapergatiste ushqimin e nje jave paraprakisht. Ishte frymezuese aq sa ju drejtova frigoriferit, pashe qe kisha karrota dhe selino. I ndava ne shirite, pak balsamico dhe piper te zi, nje mbajtese ushqimi dhe i lashe te pushonin ne frigorifer. Ishte zgjedhje e mire per ta ngacmuar gjate dites sa here qe ndjeja qe me hahej dicka e vogel. Nje kombinim jo vetem i varfer ne kalori por tejet i pasur ne vlera ushqyese gjithashtu. Jam e bindur qe mund te ideoni kombinime me te zgjuara e te shijshme qe i sherbejne te njejtit qellim.

4. Mundohu te hash vaktin kryesor ne shtepi dhe ta gatuash vete: konkretisht, pervec mengjesit te bollshem e kryesisht te paperpunuar, darka eshte vakti tjeter me i madh i dites per mua. Kam zgjedhur darken sepse mund ta gatuaj vete dhe ta shijoj plotesisht. Sidomos dimri me shtyn drejt vakteve te bollshme e te gatuara, dhe nuk eshte se jam eksperte kuzhine, por duhet te pranoj qe kohet e fundit kam mesuar si te gatuaj pjata te denja qe vertete me shijojne.

Ushqehu mire perpara se te lesh shtepine. Nese e di qe do jesh jashte per ca ore te mira mundohu te ushqehesh mire ne shtepi. Opsionet qe mund te gjesh jashte shtepise mund te mos jene shume te shendetshme apo ne perputhje me menyren tende te jeteses (p.sh. nese je vegan i paster), per me teper uria eshte nder keshillueset me te keqija qe lehtesisht te con ne tundim apo zgjedhje te gabuara.

5. Mos bej dicka thjeshte se e bejne te gjithe, bej me te miren per veten tende. Mund te zgjedhesh te jetosh nje jete ne vend numero duke ju pershtatur te tjereve ose te gjesh vetveten e te jetosh ashtu sic ke dashur gjithmone, e per pasoje edhe te “rrezikosh” te behesh frymezim per te tjere. Fillimisht jam munduar te evitoj te jap arsye te detajuara pse i thoja jo mishit apo bylmetit por me kalimin e kohes kuptova qe frymezohesha se tepermi nga persona te cilet i kushtonin rendesi mireqenies se plote ne nje hapesire me te madhe kohore, qe investonin ne permiresim afatgjate ne vetvete dhe nuk binin pre e te ngrenit pa vetedije, thjeshte sepse keshtu veprojne pjesa me e madhe. Kjo me ndihmoi te mos e kisha me problem perballjen me pyetjet e panumerta dhe “paragjykimin” qe me behej kur thoja se isha vegane. Per mua eshte shume e rendesishme te jem me e mire sec isha dje dhe ti pelqej vetes, e duke e arritur nje gje te tille, pak rendesi ka c’mendojne te tjeret, perkundrazi, mund te behesh dhe ti motivim per te tjere. Eshte kenaqesi e madhe te lexoj emaile ku me kerkojne keshilla se si te fillojne nje stil te tille jetese. Si te rrezojne kilet e teperta pa u kufizuar ne kalori e duke ngrene pjata te shijshme.

6. Nje mengjes i bollshem me ushqim te paster e te shendetshem te ndihmon te besh zgjedhje me te shendetshme ushqimore gjate dites. Ndjesia e nje stomaku plot me ushqimin e duhur eshte fantastike dhe zakonisht kur ha mengjesin planifikoj se cfare do ha ne dreke dhe cfare do gatuaj ne darke. Thjeshte ideja qe ne darke do ha dicka teper te shijshme te gatuar vete me mban larg ushqimeve qe mund te blihen apo porositen (shpeshhere jo shume te shijshme e cilesore dhe me te kushtueshme sesa realisht vlejne). Nje stomak i lumtur = Mendje te kthjellet!

7. Pi uje perpara cdo vakti. Qe te krijoj argumentat mbeshtetes per kete pike do doja te rikujtoja disa gjera. Te gjithe i dime te mirat e te ujit (2 deri ne 2.5 l uje ne dite) ne organizem. Stomaku yne eshte nje muskul elastik i cili ka nje vellim te caktuar qe mbushet me ushqim dhe lengje. Ka raste kur na duket sikur jemi te uritur po ne fakt jemi thjeshte te etur pasi nje gote uje na e largon lehtesisht ndjenjen e “urise”. Pra trupat tane jane pak kompleks dhe duhet durim per te ndertuar maredhenien e caktuar me to ne menyre qe ti kuptojme sic duhet sinjalet qe na dergojne. Dhe jo vetem durim por dhe sjellje e duhur si per shembull pertypja e ushqimit, te ngrenurit ngadale, te ngrenurit ushqim te paster e me vlera te verteta etj. Tani duke ju rikthyer rendesise se te pirit uje perpara cdo vakti do doja te jepja shpjegimin tim. Nese fillojme nje vakt me uje aktivizojme receptoret e ngrenies. Trupi e kupton qe po e mbush stomakun me dicka dhe niveli i urise ulet paksa duke bere qe tashme trupi te qetesohet e te mos ulerase per ushqim por te kete me durim sa te pergatitemi per vaktin. Kete kohe mund ta perdorim per te gatuar ushqimin e duhur ose nese e kemi gati, te bejme zgjedhjen e shendetshme te produkteve qe do veme ne tavoline dhe te shtojme dhe vese te tjera te mira sic permendem me lart si pertypjen e duhur, qendrimin drejt, te ngrenit ngadale (te mirat e ketyre sjelljeve jane te shpjeguara ne nje nder postimet e meparshme). Ne fund do hani mire, do hani sic duhet dhe do ndiheni te ngopur.

8. Mundohu te hash vakte te ndermjetme te shendetshme. Nese je jashte shtepise dhe te merr uria nuk ka asgje te keqe ta shuash me fruta (molle, banane, mjedra, luleshtrydhe). Nuk eshte thjeshte zgjedhje e ushqyeshme qe mbush stomakun por dhe e zgjuar pasi e largon urine per ca ore te mira.

Keto ishin disa nga keshillat e mia, sigurisht qe ju keni tuajat te cilat do doja ti lexoja me kenaqesi nese merrni kohe dhe komentoni.

instagramby feather