4 shkaqe te tharjes se lekures

IMG_4796

Keni lekure te thate? Gjenetika ka nje rol ne te por zakonisht ka disa gjera te perditshme qe ndikojne, te cilat edhe mund ti parandalojme.

1. Dushi me uje te nxehte
Uji i nxehte ka tendencen te zhveshe lekuren tone nga vajrat natyrale te saj duke e lene te thate, te rrjepur e te skuqur. Mundohuni te laheni me uje te ngrohte e gjithmone te hidratoheni me kremin e trupit pas. Por dhe kremi ushqyes i fytyres duhet te vendoset menjehere pas dushit per te mbajtur ujin brenda lekures.
2. Moti i ftohte
Dihet qe dimri me temperaturat e ulta ndikon ne lekuren tone, shumicen e kohes tek duart dhe buzet. Perdorimi i nje kremi duarsh dhe Lip Balmi eshte i rendesishem por KUJDES, edhe lip balmet e blere mund te jene duke ju thare buzet mundohuni te zgjidhni Lip Balme sa me natyrale dhe qe nuk kane keto elemente ne etikete: menthol, phenol dhe camphor. Dhe vera nga ana tjeter, moti i ngohte dhe dielli, pervecse shkakton plakje te parakohshme mund te shkaktoje edhe tharje te lekures. SPF eshte shume i rendesishem.
3. Dehidratimi – Uje dhe sa me shume fruta
Dehidratimi i trupit pervecse ne mosfunksionim te shendetit con dhe ne tharje te lekures. Konsideroni te pini me shume uje cdo dite dhe te konsumoni sa me shume fruta perime.
4. Perdorimi i sapuneve te forte
Perbeserit ne shumicen e sapuneve qe shkaktojne shkumen jane edhe pergjegjes per tharjen e lekures.
Mundohuni te zgjidhni sapune me permbajtje bio dhe natyrale, qe e lene lekuren te bute.

Autore: Irxhana

Instagram: Honeybee_albania
instagramby feather