3-4 thelbinj hudhre ne dite? Hudhra rrjedh nga familja e qepeve dhe ka permbajtje te larte aliumi dhe dialium sulfuri qe eshte dhe arsyeja pse kjo bime kosiderohet si nje super ushqim.
Te mirat e hudhres ne shendetin e njeriut:
1. Sherben si ilac kunder:
- Problemeve me frymemarrjen
- Paraziteve Problemeve me tretjen
- Lodhjes
- Performances se ulet
- Kolesterolit
- Atakut te zemres
- Semundjeve te zemres
- Hipertensionit
- Lindjes se parakohshme
- Krijimit te infeksioneve te ndryshme
2. Mendohet (nga eksperienca te jetuara dhe studime pergjithesuese te kryera ne kete fushe) qe ndihmon ne parandalimin e kancerit te mushkerive, prostates, gjirit, stomakut, trurit dhe zorreve.
3. Konsiderohet si nje afrodiziak i fuqishem.
4. Ka aftesi stimuluese.
5. Ka permbajtje te larte vitaminash (C, B6, B1), mineralesh (kalcium, baker, potas, selen, fosfor, mangan, hekur, fosfor etj.), fibrash dhe pothuajse te gjitha llojet e proteinave, megjithese ne 4 thelbinj hudhre sasite jane te vogla.
Eksperienca personale: si kujdesem qe te marr sasine e nevojshme cdo dite?
1. Permes ushqimit. Personalisht hudhren dhe te gjitha perimet e familjes se qepeve i pelqej shume. Si rrjedhoje i perdor shume sa here gatuaj, ne salce apo sallate. Sigurisht nuk eshte etike te hash hudher pak ore para se te takohesh me njerez sepse shume mund te pelqejne shijen e saj por jo dhe aq aromen qe ajo te le ne aparatin gojor. Ne pergjithesi une ha nje vakt te gatuar ne dite, ku sigurisht nuk mungon hudhra dhe kete vakt e marr kryesisht ne darke, nje kohe e izoluar nga takime me njerez te cilet mund te shqetesohen nga fakti i te ngrenit hudher.
2. Si ta marrim pa u shqetesuar mbi shijen jo dhe aq “miqesore”? Hudhra e marre si nje ilac, domethene e pire ma pak uje pa e pertypur sapo zgjohesh ne mengjes ka pothuajse te njejtin efekt sikurse e ngrene. Lajmi i mire? E marre ne kete forme nuk le asnje gjurme ne frymemarrje.
by