Rendesia e pertypjes ne peshen trupore

1. Ushqimi eshte burim jete dhe si i tille duhet vleresuar. Merr kohe gjate vakteve dhe mundohu ta shijosh vertete cdo lloj perberesi qe gjendet ne ushqimin tend.

2. Procesi i shperberjes dhe tretjes se ushqimit fillon qe ne aparatin gojor. Enzimat qe ndihmojne kete proces gjenden ne goje dhe krijohen gjate pertypjes. Nese ne e kalojme ushqimin pa e pertypur sic duhet ose e marrim ne forme lengu te shtrydhur (smoothie) atehere stomakut do i duhet me teper kohe dhe mund per ta shperbere.

3. Sa me i shperbere te jete ushqimi aq me shume vlera ushqyese perthithen ne trup.

4. Nese ne e pertypim ushqimin ashtu sic duhet dhe hame ngadale do i japim kohe organizmit te kuptoje nese eshte i ngopur apo duhet akoma ushqim per te arritur nivelin e ngopjes. Mesatarisht trupi kerkon 20 minuta per te kuptuar nese sasia e marre e ushqimit eshte e mjaftueshme.

5. Gjate pertypjes ne harxhojme kalori, mesatarisht 11 Kcal/ore. Jo ndonje sasi e konsiderueshme por e rendesishme eshte qe muskujt qe marrin pjese ne pertypje te vihen ne pune. Ne kete pikepamje i bie qe pertypja te jete workout per muskujt e aparatit gojor 🙂

6. Vecanerisht ne rastet kur ju konsumoni shume kalori nga karbohidratet, pertypja eshte shume e rendesishme pasi trupi i tejcon karbohidratet e shperbera ne gjak, si burim i shpejte energjie, perpara se organizmi te kerkoje ti depozitoje ato per nje perdorim te mevonshem.

7. Gjate tretjes organizmi kupton sasine e nevojshme te enzimave qe nevojiten per te shperbere sasine e marre te ushqimit, mirepo ky proces kerkon pak kohe, prandaj te ngrenit ngadale dhe te pertypurit eshte shume i nevojshem.

8. Temperatura e ushqimit perpara se te konsumohet nuk eshte asnjehere e njejte me ate te organizmit, i cili tenton qe te neutralizoje temperaturat e te gjithe perberesve qe ne kalojme ne trupin tone. Ky proces shoqerohet me shpenzim kalorie dhe me venie ne pune te qelizave perkatese te trupit qe marrin pjese ne kete funksion.

9. Pertypja maksimalizon procesin e tretjes, e cila nga ana tjeter perkthehet ne me shume energji, me shume perqendrim dhe gjume te rehatshem.

10. A s’eshte mekat te shtrydhesh nje marakuja, luleshtrydhe apo qershi? Me pelqejne smoothiet, sidomos kur jam larg shtepise dhe s’mund te gatuaj gje, por mundohem mos ti bej shprehi pasi pervec faktit qe dembelosin organizmin (ref. 5. ) ne nje smoothie apo supe te miksuar eshte e veshtire te shijosh te gjithe perberesit nje me nje.

Me pelqen te perdor shprehjen “Chew your fat!“ sepse ne kete kontekst vertete ka sens. Mjafton qe ne  ti leme kohen e duhur organizmit qe te kuptoje c’po ndodh dhe te funksionoje si duhet. Ai na shperblen duke na komunikuar ndjesite e kenaqesise dhe ngopjes… & ndihmon ne mbajtjen apo humbjen e peshes se tepert 😉

instagramby feather

Leave a Reply