Patate te “skuqura” pa yndyre

IMG_2413

Patate “te skuqura” te shendetshme? Egzistojne valle? As une se kam fshehur dot cudine gjate kohes qe po ndiqja gatimin e ketij ushqimi ne nje video ne youtube pasi jemi rritur me idene qe ky ushqim eshte nje JO JO JO. Mirepo tani te gjitha pjeset e puzzle-it me kane kuptim dhe lidhen mjaft mire me njera tjetren. Problemi qe ne marrim kilograme lehtesisht, qe manifestojme semundje nga me te ndryshmet te cilat per fat te keq po perhapen cdo vit e me shume me shifra marramendese, nuk eshte sheqeri, por sheqeri i perpunuar i kombinuar me yndyren (e tepert, e ngopur apo pangopur qofte ajo.) Dhe fajin normalisht ua veme patateve, miellit, makaronave e me radhe pa marre pak kohe me shume per te vene re qe patatet ne i skuqim ne nje det me vaj, qe brumerat i ngopim me margarine e gjalpe, qe salcat me te cilat shoqerojme makaronat, orizin jane me kalorike e me yndyre, me raste shume me shume, se vete porcioni i makaronave apo orizit. Industria e ushqimeve te perpunuara ia ka dale shkelqyeshem deri tani qe me disa artikuj ne gazetat me prestigjoze te na servire ‘studime’ sipas te cilave duhet te reduktojme kalorite, te hame cdo gje por ne sasi shume te kufizuar, qe ti rrime shume larg gjerave te embla, sheqerit. Dhe ne si papagaj peshperisim c’kemi lexuar ne kafene me shoqerine derisa ai artikull i famshem behet trend, teoreme.

Si gjithmone, e rrembyer nga deshira per te folur mbi konceptimet tona mbi termin ‘i shendetshem’ qe ia bashkangjisim ushqimit, harrova per cfare nisa te shkruaj 🙂

Receta eshte shume e thjeshte dhe perberesit gjithashtu. Eshte ekonomike dhe ngopese. Patatja nga ana tjeter eshte ushqim shume i rendesishem per ndertimin e qelizave te trupit, vecanerisht te atyre nervore, rrjedhimisht ndihmon ne nje sistem te shendetshem nervor. Nga ana tjeter mbron sistemin kardiovaskular dhe eshte ushqim mjaft i mire per njerezit qe jane aktive dhe merren me aktivitete sportive.

Perberesit:

  • Patate (sasia sipas deshires)
  • Ereza (lloji sipas deshires)
  • Kripe (ne sasi te moderuar)

Pergatitja:
Presim patatet ne trajta te ndryshme; rrethore te holla ose me shirita te gjate.

I rendisim ne nje tave mbi te cilen kemi vendosur leter kuzhine.

Ne nje ene te vogel perziejme erezat dhe kripen.

Sperkasim patatet me perzierjen e pergatitur.

I pjekim ne furren e ngrohur paraprakisht, ne temperaturen 200 grade celcius, per 40-45 minuta, derisa te marrin ngjyren karakteristike ne te kuqerremte.

Jo, aspak vaj nuk eshte i nevojshem ne kete rast dhe si gjithmone, mund te hani vertete sa te ngopeni pa u kursyer. 😉

IMG_2415

instagramby feather

Leave a Reply