Byrek

Epo te kesh mundesi te besh byrek vegan pa yndyre nga i cili mund te hash sa te te hahet pa shtuar asnje gram e te mos e mendosh te berit vegan… ti qofsh! 😀

1. Përbërësit:

  • 3 pete te medha byreku
  • 2 presh
  • 3 qepë
  • 5 thelpinj hudhre
  • 100 gr lakër e kuqe
  • Erëza sipas shijes. Zgjedhja ime (piper i zi, borzilok, cumin – lloj majdanozi, rigon)
  • Pak kripë

2. Pergatitja:

Mbushja: Ne nje tigan jo-ngjites hedhim pak uje dhe pak nga perzierja e erezave.

Pasi e ngrohim pak perberjen e perftuar shtojme perimet e prera njera pas tjetres.

Gatuajme perimet ne nxehtesi te ulet dhe me tigan me kapak te mbyllur pasi keshtu ruajme shijen dhe vlerat ushqyese te perberesve.

Procedojme keshtu derisa perberja te zbutet dhe preshi te filloje te leshoje leng. Mbarojme procesin e gatimit te perimeve duke hedhur kripen dhe pjesen e mbetur te erezave.

Lyejme fundin e taves me shume pak vaj (per gatime ne temperatura te larta, sygjerohet vaji i kokosit, pasi ruan vlerat e tij ushqyese edhe ne tempera teper te larta, ndryshe nga vajerat e tjere) me ndihmen e nje pecete kuzhine.

Shtrojme peten e pare dhe mbi te gjysmen e  mbushjes.

Mbulojme me peten e dyte dhe procedojme njesoj me mbushjen e mbetur.

Mbulojme byrekun me peten e trete dhe e pjekim ne furren e ngrohur paraprakisht (230 grade) derisa byreku te marre ngjyre te kuqerremte (rreth 30 minuta).

Pasi byreku eshte pjekur e sperkasim me pak uje dhe e mbulojme me nje cope te paster kuzhine per 3-4 minuta qe te zbutet.

E presim sipas deshires dhe tashme ai eshte gati per tu servirur.

3. Keshilla dhe perfundime:

Ky gatim eshte shume i shijshem por nuk perfundon me kaq. Mbi te gjitha eshte shume i ushqyeshem. Hudhra eshte super ushqim, e konsideruar si antibiotiku kryesor natyral (Une e perdor tmerresisht shume). Qepa, aleate shume e mire e shikimit, permireson punen e vitamines C duke forcuar sistemin imunitar, eshte rregullatore shume e mire e sheqerit ne gjak per shkak te pranise se madhe te molekulave sulfurore dhe kromit. Preshi? Njesoj si hudhra. Pastrojeni mire dhe perdorni edhe pjesen jeshile, eshte shume e shijshme dhe e shendetshme. Lakra e kuqe, nje bombe vitaminash, ne saje te perqendrimit te larte te polifenoleve ndihmon ne uljen e kolesterolit, rritjen e sistemit imunitar, parandalimin e kancerit.

Ndergjegjesohu mbi ambjentin qe te rrethon, qofte ai ushqim, gjallese, ndjesi, informacion. Behu perzgjedhes… meso te degjosh trupin tend… jepi kohe vetes te shijosh ushqimin, cdo perberes… evito shperqendrimet gjate ngrenies. Njeriu nuk eshte i projektuar te beje shume gjera ne te njejten kohe – madje eshte nje katastrofe e vertete ne kete drejtim… perqendrimi eshte celesi. Cdo vakt duhet te jete i shenjte, qofte ai i kaluar me veten dhe mendimet e tua apo i ndare me persona te tjere… shume ide gjeniale kane lindur duke ngrene.

Qershia mbi torte: Ne saje te vlerave teper te uleta te yndyres, kjo recete mund te teprohet ne sasi, pa u ndjere ne faj 😉

instagramby feather

Leave a Reply